
Ndoshta mund të jeni shumë të lumtur dhe të emocionuar të kaloni në hapin tjetër të karrierës suaj, mirëpo ka disa hapa dhe detyra që duhet t'i kryeni përpara se të përfundojë dita juaj e fundit në punë.
Në këtë blog, ne diskutojmë rëndësinë e largimit nga puna duke mbajtur raporte të mira dhe po ashtu çfarë duhet të bëni ditën e fundit.
Pse është e rëndësishme ta përfundoni ditën tuaj të fundit në punë në mënyrë profesionale?
Përfundimi i ditës tuaj të fundit në punë në mënyrë profesionale është një pjesë e rëndësishme e mbajtjes së një marrëdhënieje të mirë me bashkëpunëtorët dhe punëdhënësin tuaj të vjetër.
Pavarësisht arsyes së largimit, është mirë të ndërpreni marrëdhënien e punës me raporte të mira. Në këtë mënyrë, ju mund të vazhdoni të mbani kontakte me ta. Asnjëherë nuk e dini nëse ata mund t'ju ndihmojnë si referencë në aplikimet e ardhshme të punës.
Largimi profesional gjithashtu ju ndihmon të krijoni një trashëgimi pozitive dhe të qëndrueshme. Është mirë që njerëzit të mendojnë për ju si një person profesional dhe të sjellshëm.
Çfarë duhet të bëni në ditën tuaj të fundit të punës
Përpara se të përfundoni zyrtarisht punën, sigurohuni që të përfundoni këto detyra në ditën tuaj të fundit të punës:
1. Ruani dokumentet tuaja
Nëse punoni në një kompjuter, sigurohuni që të ruani të gjithë folderarat tuaj të rëndësishëm të punës. Ju mund të ruani disa projekte në të cilat keni punuar për portofolin ose faqen tuaj të internetit.
2. Fshini informacionet tuaja personale
Sigurohuni që të fshini ose merrni çdo gjë që përmban informacionet tuaja personale. Për shembull, pastroni historinë e shfletuesit tuaj etj. Në këtë mënyrë mund të ndiheni të sigurt se të gjitha llogaritë tuaja janë të sigurta.
3. Përfundoni detyrat tuaja
Kini mirësjellje ndaj ish-bashkëpunëtorëve tuaj duke kryer të gjitha detyrat tuaja aktuale. Kur jepni njoftimin tuaj përfundimtar, bëni një listë të çdo gjëje që duhet të përfundoni. Përpiquni të kaloni ose të përfundoni secilën detyrë në listën tuaj. Nëse jeni në mes të një projekti të madh, takohuni me kolegët tuaj për të deleguar në mënyrë të drejtë punën tuaj.
4. Pastroni zonën tuaj të punës
Zbrazni të gjithë sirtarët e tavolinës suaj, hidhni çdo mbeturinë dhe fshini hapësirën tuaj të punës. Sigurohuni që të merrni në shtëpi çdo dekor personal. Duhet ta lini hapësirën tuaj të punës të pastër për personin tjetër që do ta shfrytëzoj atë.
5. Mbani një intervistë dalëse (exit interview)
Nëse menaxheri juaj dëshiron të mbajë një intervistë dalëse (exit interview) ose takim me ju, përdorni këtë për t'i dhënë atyre komente që mund t’ju hyjnë në punë. Tregojuni atyre se çfarë ju ka pëlqyer në punën me ta, po ashtu edhe fushat të cilat ata mund t’i përmirësojnë.
6. Kërkoni një vërtetim të punës
Nëse po largoheni me raporte pozitive me menaxherin tuaj, kërkoni që t'ju shkruajnë një vërtetim të punës, e cila specifikon kohën që keni punuar në kompani dhe pozitën. Kjo mund të jetë e dobishme në të ardhmen kur aplikoni për pozita të reja të punës.