top of page

Menaxher i Shitjes

Ref: SX-24-020 Qyteti: Prishtinë Paga: Deri në 2,000€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Shitjes. Do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjeve dhe marketingut për produktet dhe shërbimet e teknologjisë në territorin e Kosovës.

                               

PËRGJEGJËSITË:

  •  takohet me klientët potencial dhe aktual për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të vlerësuar cilësinë e marrëdhënieve me ta

  • Të vendosë objektivat e shitjeve duke parashikuar volumin e pritur të shitjeve dhe zhvilluar kuotimet e shitjeve për territorin e Kosovës

  • Të jetë i informuar me tregun, tendencat në ndryshim, kërkesën dhe ofertat e konkurrencës për të ruajtur volumin e shitjeve

  • Të planifikojë arritjen e objektivave individuale dhe departamentale në përputhje me strategjitë dhe politikat e kompanisë, përmes njohjes individuale, rishikimit të performancës, menaxhimit të njerëzve dhe shpërblimeve

  • Të merret me kënaqësitë apo pakënaqësitë e klientëve dhe të mbajë të dhëna të lidhura me aktivitetet me partnerët e kompanisë

  • Të përcaktojë çmimet e produkteve dhe përqindjen e zbritjeve ne përputhje me kërkesat e klientëve

  • Të planifikojë dhe udhëheqë procesin e rekrutimit dhe trajnimeve për përfaqësuesit e rinjë të shitjes

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduara studimet bachelor

  • Njohuri te avancuar ne fushën e teknologjisë informative, te dëshmuar me përvojë

  • Minimum 3 vite përvojë pune si menaxher i shitjeve në sektorin e IT-së

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze

  • Aftësi të shkëlqyeshme negociuese dhe marrëdhënieve ndërpersonale

  • Aftësi udhëheqëse për të deleguar detyra

  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshme të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur

 

OFERTA:

  • Pagë prej 1,700 deri në 2,000€ Neto, varësisht prej përvojës

  • Bonuse shtesë varësisht nga realizimi i targeteve të shitjes

  • Orari i punës prej 08:30 deri 16:30, nga e Hëna në të Premte (deri në 14:00), me mundësi për të punuar 1 ditë në muaj prej shtëpisë

  • Automjet 24/7

  • Sigurim shëndetësor

  • Laptop me pajisje përcjellëse

  • Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit

  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional në një kompani me shtrirje regjionale

  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që njeh vlerat e punonjësve

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 14.07.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Comments


bottom of page