top of page

Shitës (Teknologji)

Ref: SX-016/1-23 Qyteti: Prishtinë Paga: 500€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e IT-së dhe Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Shitës.

PËRGJEGJËSITË:

· Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantoj produktet, të realizoj shitjen, të merret me përcjelljen e inkasimit të pagesës

· Sipas nevojës së kompanisë ose klientëve, të bëj prezantimin dhe shitjen e produkteve në teren

· Të këshilloj klientët për produktet dhe trendet e fundit të industrisë së teknologjisë informative dhe të sistemeve të sigurisë

· Të jetë tip energjik dhe i afërt me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjitha tipet e njerëzve

· Të komunikojë me bashkëpunëtorët ekzistues dhe potencial për të kontribuar me propozime për zhvillimin e shitjes, të dërgojë porositë duke ju referuar listës së çmimeve

· Të bëjë kontrollimin e stokut në pikat tjera dhe të krijoj listat për porositë e klientëve

· Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg


KËRKESAT dhe AFTËSITË:

· Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor

· Minimum 1 vite përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve

· Preferohet përvojë punë në industrinë e IT-së apo Sistemeve të Sigurisë

· Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese

· Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office

· Të ketë vetë-iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup

· Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit


OFERTA:

· Paga fillestare 500 Euro neto

· Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna deri të Shtunën

· Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas

· Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal duke ndjekur trajnime profesionale

· Mundësi për të punuar në një kompani me ekip profesional dhe kreativ


APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Yorumlar


bottom of page