top of page

Udhëheqës/e të Departamentit të Rekrutimit

REF: SX-002-23 QYTETI: Pristina PAGA: 1,300 – 1,600€

 

StaffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, kompani ndër më të mëdhatë në rajon në Industrinë e BPO dhe Telekomunikimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Udhëheqës/e të Departamentit të Rekrutimit. Ai ose ajo është pjesë e ekipit menaxherial të kompanisë, dhe puna e tij / saj ndërlidhet me mundësimin e punësimit (rekrutimit) të ekipit gjermano-folës për degën në Kosovë të kompanisë për të cilën jemi duke rekrutuar. Kompania ne fjale ka prezencë ne Gjermani, Austri, Zvicër, France, Greqi, Kosove dhe Shqipëri. Personi të cilin jemi duke kërkuar duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhë gjermane (niveli C1) dhe të ketë përvojë në një pozitë të ngjashme.

PËRGJEGJËSITË:

  • Udhëheq dhe menaxhon ekipin e rekrutimit komfor proceseve të definuara nga kompania.

  • Në mënyrë aktive krijon kampanja që sigurojnë numër të mjaftueshëm të kandidatëve potencial për pozitat e kompanisë me fokus të veçantë në rekrutimin e agjentëve telefonik në gjuhë gjermane.

  • Asiston ekipin në përzgjedhjen e aplikantëve të përshtatshëm.

  • Udhëheq procesin e intervistimit me kandidatët.

  • Krijon raportet mbi aktivitetin e rekrutimit.


KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Niveli i gjuhës gjermane duhet të jetë të paktën C1.

  • Niveli i gjuhës angleze duhet të jetë të paktën B1.

  • Përvoja paraprake në pozitë të ngjashme është vlerë shtesë, apo përvoja në pozita në industrinë e HR / BPO / contact / call center.

  • Aftësi të menaxhimit të ekipit.


OFERTA:

  • Orari i plotë i rregullt i punës nga e Hane deri të Premten.

  • Pagë në interval prej 1,300 – 1,600 EUR varësisht nga përvoja e punës

  • Kontratë afatgjate e punës

  • Sigurim shëndetësor.

  • Laptop dhe pajisje përcjellëse.

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

  • Mundësi për të punuar në një kompani me prestigjioze me ekip profesional.


APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 22.03.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

161 views

Recent Posts

See All

Shitës

Paga: 500€; Qyteti: Çagllavicë; Data Skadimit: 28/01/2024

bottom of page