top of page

career counseling

Be an innovative thinker.

Green Abstract Object

Career Counseling

Trajnim për Këshillim në Karrierë

Shkumbin-Ibraimi-Profil Training-image

Presenton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.

Shkumbin Ibraimi, është Menaxher Senior i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Me mbi 15 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit

Career Counseling - Shkurt 2024

staffiX do të organizoj trajnimin e radhës në muajin Shkurt 2024 për Këshillimin në Karrierë, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Ky trajnim u dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencial, si:

  • Të rinjtë që janë të interesuar të gjejnë punë.

  • Studentët që kanë përfunduar studimet dhe janë të gatshëm për tregun e punës.

  • Ata që synojnë të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme.

  • Ata që nuk kanë përvojë në intervista të punës.

 

Ligjëruesi i këtij trajnimi, do t’i ndajë informatat e nevojshme, duke u bazuar në njohuritë e fundit të tregut të punës dhe përvojës së tij. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin informata për:

  • Njohuritë se si të ndërtojnë CV-të e tyre

  • Pyetjet tipike që mund t’u parashtrohen nga Burimet Njerëzore në intervista

  • Pyetjet që ju duhet t’i bëni gjatë intervistës

  • Pyetjet që nuk rekomandohet t’i bëni gjatë intervistës

  • Si t’i analizojmë kërkesat në konkurset e hapura nga punëdhënësi

  • Si të veprojmë në testet logjike me shkrim

  • Diskutim i hapur (Pyetje & Përgjigje)

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë gjysmë dite, më datat 23 Shkurt, duke filluar nga ora 10:00-15:00 (1 orë pauzë).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

 

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 49€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

 

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

 

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Testimonials

regjistrohu-per-trejnimin-hr-image

Unë dua t'ju bashkohem në Trajnim, Regjistrohu!

Ju Faleminderit për aplikimin tuaj!

bottom of page