top of page

fundamentals of HR

HR goes way beyond hiring and firing

Fundamentals of HR

Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Shkumbin-Ibraimi-Profil Training-image

Prezanton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit

Fundamentals of Human Resources - Shkurt 2025

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Shkurt 2025 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

 

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

 

Objektivat e trajnimit:

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.

  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.

  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.

  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.

  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.

  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.

  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.

 

Temat e trajnimit:

  1. Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).

  2. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.

  3. Procedura e rekrutimit.

  4. Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.

  5. Krijimi i një performance të lartë punuese.

  6. Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.

  7. Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.

  8. Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.

  9. Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.

  10. Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.

  11. Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.

  12. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.

  13. Vendimet për Pushime.

 

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat  18, 20, 25 dhe 27 Shkurt, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.

​

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

 

Çmimi i Trajnimit:

Kushton *199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

​

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

 

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

 

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Testimonials

regjistrohu-per-trejnimin-hr-image

Unë dua t'ju bashkohem në Trajnim, Regjistrohu!

Ju Faleminderit për aplikimin tuaj!

bottom of page