motivation, feedback
and conflict management
Seen. Supported. Settled.

Motivation, Feedback and Conflict Management
Trajnim për Motivimin, Feedback dhe Menaxhimin e Konflikteve

Prezanton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.
Shkumbin Ibraimi është CEO dhe themeluesi i staffiX, me mbi 20 vite përvojë në fushat e Burimeve Njerëzore, lidershipit dhe zhvillimit të ekipeve. Me përvojë në industri të ndryshme si Shitje dhe Teknologji, Shkumbini sjell njohuri të drejtpërdrejta për menaxhimin e konflikteve në vendin e punës. Në këtë trajnim, ai fokusohet tek shkathtësitë e buta më të rëndësishme, empatia, të dëgjuarit aktiv, inteligjenca emocionale dhe komunikimi dhe ka për qëllim të pajis pjesëmarrësit me shkathtësi praktike. Si trajner në fushat e HR, këshillimit të karrierës, shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimit të konfliktit, Shkumbini ofron një përvojë të larmishme dhe praktike, që është e bazuar në situatat reale të punës së përditshme.
Motivation, Feedback and Conflict Management 2025
Me kërkesë të klientit tonë Baruti AG që operon në industrinë e qendrave të thirrjeve (inbound dhe outbound), staffiX ka përgatitur trajnimin për motivimin, feedback dhe menaxhimin e konflikteve. Një trajnim që është dizajnuar tailor made (i personalizuar sipas nevojave të klientit) për temat: krijimin e një mjedisi pune të hapur dhe motivues, dhënia e feedback- ut konstruktiv dhe menaxhimin e konflikteve & zgjidhjen e situatave konfliktuoze.
Trajnimi është i dedikuar për profesionistë që punojnë në pozita të menaxhimit të mesëm (middle management), koordinatorë, menaxherë të burimeve njerëzore, rekrutues si dhe për këdo që dëshiron të zhvillojë më tej aftësitë ndërpersonale dhe menaxheriale në një mjedis pune sfidues dhe dinamik.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
-
Aftësi për të krijuar një ambient pune motivues, përmes teknikave që rrisin angazhimin dhe performancën e stafit.
-
Kuptimi i rëndësisë së njohjes, shpërblimeve dhe feedback-ut në motivimin dhe zhvillimin e punonjësve.
-
Zhvillimi i aftësive për të dhënë feedback të qartë, ndërtues dhe me ndikim pozitiv në klimën e punës.
-
Njohuri mbi shkaqet e konflikteve dhe rëndësinë e menaxhimit të tyre në kohë për të ruajtur marrëdhëniet profesionale.
-
Aftësi për të identifikuar stile të ndryshme të menaxhimit të konfliktit dhe për të zgjedhur qasjen e duhur sipas situatës.
-
Strategji për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve përmes komunikimit të qartë dhe ndërtimit të besimit në ekip.
-
Përvojë praktike në menaxhimin e situatave konfliktuoze me kolegë, staf apo menaxherë, bazuar në skenarë realë nga puna e përditshme.
Temat e trajnimit:
-
Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës.
-
Krijimi i një performance të lartë punëtore.
-
Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
-
Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
-
Motivimi dhe llojet e motivimit.
-
Menaxhimi i Konflikteve në Vendin e Punës.
-
Stilet e menaxhimit të konflikteve.
-
Fazat për Menaxhimin e Emocioneve përgjatë Konfliktit.
-
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve.
-
Krijimi i një ambienti jo konfliktuoz në kompani.
-
Komunikimi efektiv në situata konfliktuoze.
-
Zgjidhja dhe qasjet për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme pas një konflikti.
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi mund të zgjasë një ose dy javë, në varësi të nevojave dhe kërkesave të klientëve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit)
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë.
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 249€ Euro me TVSH.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
Ky trajnim organizohet me kërkesë të veçantë prej organizatës tuaj drejtuar në email: info@staffix.net ose Tel: 045111151.