top of page

The HR Excellence

HR goes way beyond hiring and firing

Fundamentals of HR Theme

The HR Excellence

Trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Shkumbin-Ibraimi-Profil Training-image

Prezanton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit

**The HR Excellence: 20 Years of Insight**

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Shkurt 2026 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

 

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

 

Objektivat e trajnimit:

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.

  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.

  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.

  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.

  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.

  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.

  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.

 

Temat e trajnimit:

  1. Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).

  2. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.

  3. Procedura e rekrutimit.

  4. Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.

  5. Krijimi i një performance të lartë punuese.

  6. Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.

  7. Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.

  8. Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.

  9. Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.

  10. Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.

  11. Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.

  12. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.

  13. Vendimet për Pushime.

 

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 3, 5, 10 dhe 12 Shkurt, gjithsej 2 javë, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. Tel: +383 45 111 151

 

Çmimi i Trajnimit:

Kushton *149€ me TVSH, me zbritje nga *199€ Euro. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

 

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

background
Elona Hajzeraj

Elona Hajzeraj

Trajnimi i HR në staffiX përshtatet shkëlqyeshëm me profesionistët që kërkojnë të fillojnë karrierën e tyre në HR. Kjo përvojë ishte shumë frymëzuese dhe energjike. Kam mësuar më shumë se që kam pritur. staffiX ofron një vlerë të bazuar në përvojë dhe të orientuar plotësisht nga praktika. Trajneri ishte i edukuar, i informuar mirë dhe i angazhuar. Stafi ishte miqësor, ndihmues dhe entuziast

Linda Qosja

Linda Qosaj

Së fundmi kam pasur kënaqësinë të marr pjesë në trajnimin për HR dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Shkumbini ka demonstruar njohuri të thella të burimeve njerëzore, duke bërë konceptet e ndërlikuara, të lehta për t'u kuptuar. Unë e kam vlerësuar përdorimin e shembujve të përshtatshëm dhe skenarëve realë, të cilët i shtonin vlerë praktike në trajnimit

Mimoza Haxhija

Mimoza Haxhija

Trajnimi për BNJ ishte një eksperiencë shumë e mirë. Trajneri ishte i përkushtuar duke e bërë trajnimin jo vetëm informativ, por edhe atraktiv dhe interaktiv, duke i përfshirë kandidatët në diskutimet trajnuese. Përveç njohurive nga trajnimi, kemi fituar njohuri të reja edhe nga ndarja e eksperiencave me kandidatët pjesëmarrës. Kjo përvojë pozitive më ka përgatitur për sfidat e mundshme në punën time

Ariana Ibrani

Ariana Ibraini

Pjesëmarrja në trajnimin e HR ka qenë një eksperiencë dhe një shans i mrekullueshëm për zhvillim personal dhe profesional. Një aspekt i veçantë, ishte ndarja e njohurive me pjesëmarrësit e tjerë. Bashkëveprimi dhe shkëmbimi i ideve me profesionistë nga fusha të ndryshme i ka shtuar vlerë të jashtëzakonshme eksperiencës time

Ornela Rama

Ornela Rama

Ky trajnim ka qenë një eksperiencë e paharrueshme për mua. Ka qenë shumë angazhues, argëtues dhe në të njëjtën kohë shumë informues. The cherry on top, ka qenë stafi edhe Shkumbini, mentori i cili me shumë pozitivitet dhe me shumë profesionalizëm na ka treguar përvojat dhe praktikat më të mira për Burimet Njerëzore

background
profile-pic (6).png

Zana Kaçandolli Buxhovi

 Trajneri ishte shumë profesional , duke ofruar informacion të qartë dhe të dobishëm, dhe krijoi një ambient të pranueshëm dhe bashkëpunues. Më pëlqeu sesi u theksuan aspekte të ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe mundësitë për të aplikuar njohuritë në praktikë. Temat që diskutuam edhe në formë grupore ishin tërheqëse njëkohësisht dhe relevante.

profile-pic.png

Fadil Limani

Programi i strukturuar në mënyrë praktike, shembujt konkretë dhe qasja interaktive e ligjëruesve më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë se si funksionojnë proceset e HR-së në praktikë dhe si mund të aplikohen në çdo organizatë.

Ky trajnim më ka forcuar aftësitë për të kontribuar më efektivisht në menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe më ka përgatitur për sfidat profesionale në fushën e HR-së.

profile-pic (7).png

Pranvera Susuri

Trajnimi përfaqësoi një përvojë jashtëzakonisht të dobishme për zhvillimin tim profesional.

Na u ofruan njohuri të strukturuara dhe praktike, në një ambient bashkëpunues dhe interaktiv. Diskutimet dhe shembujt konkretë e bënë trajnimin tërheqes dhe lehtësisht të zbatueshëm në punën e përditshme. 

Me plot bindje do ta rekomandoja për këdo që dëshiron të rritet dhe të avancojë në fushën e Burimeve Njerëzore. 

profile-pic (1).png

Fiona Nikqi

Trajnimi ka qenë i strukturuar mirë, me shumë shembuj praktikë dhe diskutime që më kanë ndihmu me kuptu më mirë rolin e HR në një organizatë.

Profesionalizmi dhe përvoja e trajnerit, si dhe gatishmëria për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të ndarë përvoja praktike, e bënë trajnimin edhe më të vlefshëm. Ajo që më ka pëlqyer veçanërisht ka qenë atmosfera miqësore dhe bashkëpunuese, ku secili kishte mundësinë të kontribuonte dhe të mësonte nga përvojat e të tjerëve. 

profile-pic (4).png

Lindiana Tahiri

Pjesëmarrja në trajnimin për Burime Njerëzore nga staffiX ishte një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme. Trajnimi ishte i strukturuar në mënyrë profesionale, me përmbajtje të qartë dhe të përshtatur sipas nevojave reale të fushës së Burimeve Njerëzore. Shkumbini dhe ekipi mbështetës krijuan një ambient shumë pozitiv dhe inkurajues.

 E rekomandoj pa dyshim për këdo që dëshiron të avancojë në këtë fushë.

regjistrohu-per-trejnimin-hr-image

Unë dua t'ju bashkohem në Trajnim, Regjistrohu!

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page