top of page

office administration management

Smart systems, smooth work

Blue Paper

Office Administration Management 

Trajnim për Menaxhimin e Zyres Administrative

Shkumbin-Ibraimi-Profil Training-image

Prezanton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.

Shkumbin Ibraimi është CEO dhe themeluesi i staffiX, me mbi 20 vite përvojë në fushat e Burimeve Njerëzore, lidershipit dhe zhvillimit të ekipeve. Me përvojë në industri të ndryshme si Shitje dhe Teknologji, Shkumbini sjell njohuri të drejtpërdrejta për menaxhimin e konflikteve në vendin e punës. Në këtë trajnim, ai fokusohet tek shkathtësitë e buta më të rëndësishme, empatia, të dëgjuarit aktiv, inteligjenca emocionale dhe komunikimi dhe ka për qëllim të pajis pjesëmarrësit me shkathtësi praktike. Si trajner në fushat e HR, këshillimit të karrierës, shërbimit ndaj klientit dhe menaxhimit të konfliktit, Shkumbini ofron një përvojë të larmishme dhe praktike, që është e bazuar në situatat reale të punës së përditshme.

Office Administration Management  - Dhjetor 2025

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Dhjetor 2025 për Office Administration Management, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri praktike mbi organizimin efektiv të punës ditore, menaxhimin e dokumentacionit, komunikimin me kolegë dhe klientë, si dhe koordinimin e takimeve dhe angazhimeve të përditshme në zyrë.

Trajnimi është i dedikuar për profesionistë që punojnë në pozita si asistentë administrativë, sekretarë ekzekutivë, koordinatorë zyre, staf të pritjes dhe shërbimit ndaj klientit, si dhe për këdo që dëshiron të zhvillojë më tej aftësitë organizative dhe ndërpersonale në një mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.

Këto shkathtësi janë veçanërisht të nevojshme në sektorë ku organizimi, koordinimi dhe kontakti me njerëz janë pjesë e përditshme e punës, si institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare, kompanitë e shërbimeve dhe bizneset me struktura të mëdha administrative.

Objektivat e Trajnimit

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi organizimin efektiv të punës administrative, duke përfshirë menaxhimin e detyrave të përditshme, dokumentacionit dhe fluksit të informacionit brenda një organizate.

  • Aftësi në komunikim të qartë dhe profesional, si me kolegët ashtu edhe me klientët, duke ruajtur korrektësinë dhe etikën në çdo ndërveprim.

  • Kompetenca në planifikimin dhe koordinimin e angazhimeve, përfshirë takimet, vizitat, dhe mbështetjen logjistike të aktiviteteve të brendshme.

  • Strategji për menaxhimin e situatave të vështira, duke ruajtur qetësinë, zgjidhur problemet në mënyrë efikase dhe ruajtur marrëdhëniet pozitive në mjedisin e punës.

  • Vetëdije mbi rolin e stafit administrativ si urë lidhëse ndërmjet departamenteve dhe si mbështetje kyçe për funksionimin e rregullt të organizatës.

  • Përvojë praktike në skenarë të përditshëm administrativë, me fokus në zgjidhjen e sfidave reale përmes simulimeve dhe ushtrimeve interaktive.

 

Temat e trajnimit:

  1.  Aftësitë dhe sfidat ditore në zyrë

  2.  Etika në vendin e punës

  3.  Punët që bën një zyrtar administrativ

  4.  Procesi i rekrutimit nga perspektiva administrative

  5.  Shërbimi ndaj klientëve dhe menaxhimi i komunikimit telefonik

  6.  Komunikimi përmes email

  7.  Organizimi i takimeve/konferencave

  8.  Njohuri bazë për menaxhimin e financave

  9.  Menaxhimi i kohës për asistentët administrativë

  10.  Parimi i Pareto-s në organizimin e punës

  11.  Pajtueshmëria (compliance) dhe rëndësia e saj në punën administrative

  12.  Etika vs. pajtueshmëria në zyrë

 

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 2 ditë, më datat 09 dhe 11 Dhjetor, gjithsej 1 javë dhe do të mbahet të Marten dhe të Enjten duke filluar nga ora 18:00 – 20:30 .

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. Tel: +383 45 111 151

 

Çmimi i Trajnimit:

Trajnimi kushton *99€ me TVSH, me zbritje nga *149€ Euro. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.​

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

 

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

regjistrohu-per-trejnimin-hr-image

Unë dua t'ju bashkohem në Trajnim, Regjistrohu!

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page