top of page

10 Gjërat që nuk duhet t’i përfshini në CV-në tuaj

  • Writer: staffiX Team
    staffiX Team
  • May 6
  • 4 min read


Sigurohuni që CV-ja juaj të mos përfshijë asnjë nga këto elemente të panevojshme ose të diskutueshme, për t'i dhënë vetes shansin më të mirë që të ftoheni në një intervistë:

1. Shumë informacione

Tundimi që të përfshini gjithçka në CV-në tuaj që mund të jetë relevante për një pozitë mund të jetë i madh, mirëpo ekziston mundësia që të jeni duke përfshirë informacione të tepërta. Mos harroni se intervistuesit mund të shqyrtojnë dhjetëra e qindra CV çdo ditë, kështu që të qenit konciz është çelësi të fitoni vëmendjen e tyre.

Nëse përfshini detajet e çdo pune që keni pasur, informacioni i rëndësishëm mund të bëhet më pak i dukshëm. Vendosni vetëm pozitat që janë relevante për punën për të cilën po aplikoni ose janë të nevojshme për të treguar gjatësinë e historikut të punësimit.

Kur renditni detyrat e punës për secilën pozitë, kufizoni listën në tre deri në pesë shembuj të shkurtër.

2. Një bllok teksti

Përveç informatave bazike, do t'ju duhet gjithashtu ta organizoni mirë CV për t’u siguruar që është e lexueshme. Një CV e strukturuar mirë është më e lehtë për t’u lexuar dhe tërheq vëmendjen e punëdhënëseve.

Pikat e theksuara në mënyrë efektive i nxjerrin në pah shkathtësitë tuaja kryesore vizualisht dhe formati u jep mundësi ta ndërlidhni drejtpërdrejt përshkrimin e punës me përvojën tuaj.

3. Gabime drejtshkrimore dhe gramatikore

Nëse po aplikoni për disa vende të punës dhe e përshtatni CV-në tuaj për secilin aplikim, ndryshimi i strukturës dhe shtimi i tekstit të ri mund të çojë në gabime shtypi dhe gabime të tjera. Kërkoni një miku, anëtari të familjes ose kolegu të lexojë CV-në tuaj për të kapur çdo gabim që mund t’ju ketë ikur.

Disa njerëz mendojnë se shtypja ose printimi i CV-së e bën më të lehtë identifikimin e gabimeve që mund të mos i kenë parë në ekran.

4. Pasaktësi në lidhje me kualifikimet ose përvojën tuaj

Ndër gjërat kryesore që nuk duhet të vendosni në CV-në tuaj janë deklaratat e pandershme. Këto mund të jenë gjysmë të vërteta, pasaktësi ose informacione mashtruese, por të gjitha llogaritën si një gjë.

Shumë menaxherë të punësimit janë fleksibil në lidhje me kërkesat e tyre dhe mund të marrin në konsideratë një aplikues që ka qëndrimin e duhur edhe nëse nuk i plotëson të gjitha kriteret, prandaj shmangni zbukurimin e përvojës suaj.

5. Informacione të panevojshme personale

CV-ja juaj është një vend për të shfaqur arritjet që ju bëjnë një punonjës të shkëlqyer, prandaj përqendrohuni te informacioni që është më i rëndësishmi për punën. Nëse keni pasur një përvojë veçanërisht që ju ka ndryshuar karrierën ose ju ka vendosur në përvojën aktuale, mund të përfshini një shpjegim të shkurtër, por përndryshe, konsideroni të ruani pjesën tjetër për procesin e intervistës.

6. Moshën tuaj


Edhe pse menaxherët e punësimit mundohen që të mos krijojnë paragjykime për aplikuesit, është shumë më mirë të mos jepni asnjë informacion që mund të funksionojë kundër jush. Më parë, njerëzit përfshinin rregullisht datën e lindjes në CV-të e tyre, por tani është e pranueshme të përjashtohen referencat në lidhje me moshën tuaj. 7. Komente negative në lidhje me një ish-punëdhënësit

Kur shkruani CV-në tuaj, hiqni detaje rreth arsyes pse e keni lënë punën ose nëse jeni ende i punësuar, pse jeni të pakënaqur me pozitën tuaj aktuale.

Në mënyrë të ngjashme, kur përshkruani përvojën tuaj, duhet të përqendroheni në faktet objektive që lidhen me arritjet tuaja në role të caktuara. Është në rregull të nxirrni në pah disa sfida dhe të shpjegoni se si i keni kapërcyer ato, mirëpo shmangni të folurit negativisht për kompanitë ose organizatat e tjera.

8.Detaje të panevojshme rreth hobive dhe interesave tuaja

Pjesa e hobive dhe interesave në CV-në tuaj është në përgjithësi opsionale. Sa më shumë përvojë profesionale të keni, aq më pak të rëndësishme bëhen hobit tuaj.

Megjithatë, nëse dëshironi të shtoni këtë pjesë gjithsesi atëherë sigurohuni që këto interesa të ndërlidhen me punën. Sido që të jetë, kjo pjesë duhet të përfshijë vetëm disa rreshta të CV-së dhe duhet të shmanget çdo gjë që mund të dëmtojë aplikimin tuaj.

9. Madhësi të vogël të teksit

Edhe pse zvogëlimi i madhësisë së shkronjave mund të duket si një mënyrë e mirë të lironi  hapësirë për përfshirjen e më shumë informacioneve në CV, kjo mund ta bëj dokumentin më të vështirë për t’u lexuar, gjë që mund të ndikoj në vlerësimin e saj.

Përdorni një font me madhësi të arsyeshme që është i qartë dhe i lehtë për t'u lexuar dhe të mendoni se si mund të duket CV-ja.

10. Përmbajtje të tjera shtesë

CV-ja juaj duhet të përqendrohet në atë që mund t'i sillni një punëdhënësi, kështu që mund të lini jashtë çdo gjë që nuk kontribuon në këtë, duke përfshirë:

  • Fotografitë - Mbajeni CV-në tuaj vetëm me tekst të thjeshtë përveç nëse kërkohet posaçërisht.

  • Kontaktet e referencave tuaja - Punëdhënësi juaj do t'i kërkojë këto nëse i nevojiten.

  • Rrjetet sociale ose faqet e internetit jo-profesionale - Jepni vetëm detaje të faqeve përkatëse që përdorni për punë.

  • Paga juaj aktuale - Mund ta adresoni këtë më vonë në proces nëse është e nevojshme Detajet rreth roleve afatshkurtra - Përqendrohuni në pozitat ku keni qëndruar për të paktën disa muaj.

Kur shkruani CV-në tuaj, merrni parasysh se çfarë do t'i bjerë në sy një rekrutuesi i cili mund të lexojë qindra prej tyre në një ditë. Një CV e shkruar mirë ua bën të lehtë atyre të shohin se çfarë mund të sillni në rol, prandaj përqendrohuni në fushat ku shkëlqeni dhe përdoreni ato në avantazhin tuaj.

 

 

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page