top of page

10 shenja që keni nevojë për një punë të re




Jo çdo ditë punë është argëtuese, por nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur, të pamotivuar ose të mbërthyer në një mjedis toksik, ndoshta është koha të shqyrtoni situatën tuaj profesionale. Shumë profesionistë hezitojnë të largohen për shkak të sigurisë së punës ose frikës nga e panjohura, mirëpo qëndrimi në një rol që nuk përputhet më me rritjen tuaj mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse duhet të qëndroni apo të filloni të kërkoni mundësi të reja, këtu janë 10 shenja të qarta që mund të jetë koha për të kaluar në diçka më të mirë.

1. Mjedisi i punës është toksik

Nëse atmosfera në vendin tuaj të punës ju ulë vazhdimisht dhe ndikon ndjeshëm në produktivitetin tuaj, mund të jeni duke punuar në një mjedis toksik. Një mjedis pune toksik mund të përfshijë çdo gjë prej keqtrajtimit nga një punëdhënës deri te bullizimi i drejtpërdrejtë, i cili ndërhyn në zhvillimin në karrierë dhe prish mirëqenien tuaj mendore dhe fizike.

Nëse punoni në një mjedis që mendoni se nuk është i shëndetshëm, i sigurt dhe produktiv, atëherë eksplorimi i mundësive të tjera mund të jetë ide e mirë.

2. Ndiheni të pamotivuar

Ekziston një ndryshim në mes të kryerjes së punës dhe kryerjes së punës me kënaqësi dhe motiv. Në të parën, ju mezi përfundoni detyrat dhe shpesh kryeni vetëm minimumin e asaj që pritet prej jush. Ndërsa në të dytën, ju shkoni në punë me kënaqësi, jeni shumë të motivuar dhe madje mezi prisni të përfundoni detyrat dhe projektet e caktuara.

Nëse ndiheni të pamotivuar dhe të pa interesuar për punën, mund të jetë koha të kërkoni diçka që ngjall interesin tuaj dhe rrit produktivitetin tuaj.

3. Po e dëmtoni mirëqenien tuaj

Një mënyrë e thjeshtë për të ditur nëse pozita aktuale e punës është e përshtatshme për ju është duke vlerësuar mirëqenien tuaj mendore, fizike dhe emocionale. Nëse vuani nga nivele të larta të djegies profesionale (burn-out) dhe jeni vazhdimisht të pakënaqur në punë, atëherë ajo po ndikon në mirëqenien tuaj.

Është thelbësore të theksohet se këto simptoma ndryshojnë nga personi në person, prandaj është e rëndësishme të analizoni atë që ka ndryshuar prej kur keni filluar të punoni.

 

4. Nuk jeni të kënaqur me punën tuaj aktuale

Njerëzit kërkojnë elemente të ndryshme në një punë, si paga e lartë, përfitime shtesë, mundësi rritjeje dhe një balancë më i mirë punë-jetë. Nëse puna juaj aktuale nuk i ka cilësitë që dëshironi, zakonisht ndiheni të pakënaqur dhe jo të lumtur me rolin.

5. Ju veçse po mendoni ta lini punën

Nëse tashmë mendoni të largoheni dhe gjithmonë jeni të fiksuar pas pozitave të tjera të punës, mund të jetë koha të mendoni të merrni një punë të re. Të mendosh të largohesh nga puna do të thotë se ka një problem me të edhe nëse nuk e dini saktësisht se çfarë mund të jetë problemi.

6. Nuk ndiheni të vlerësuar  

Në kompanitë dhe organizatat e mëdha, njohja dhe vlerësimi i përpjekjeve dhe angazhimeve të çdo punonjësi mund të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Nëse mendoni se kontributi juaj nuk vlerësohet kurrë dhe neglizhohet vazhdimisht, mund të jetë koha të gjeni një punë të re.

7. Nuk jeni produktiv

Përderisa mund të ketë shumë arsye që nuk jeni produktiv në punë, shumë prej tyre japin sinjal se puna juaj aktuale nuk është e përshtatshme për ju. Arsyet mund të përfshijnë përgjegjësitë e shumta, mungesën e balancit jetë- punë, dëshirën për të mos shkuar në punë, stresin, mjedisin jo mbështetës etj.

8.Nuk ka mundësi për avancim në pozitë

Sipas studimeve, arsyeja kryesore që njerëzit largohen nga puna është avancimi në karrierë. Qëllimet afatgjata ju ndihmojnë të qëndroni të fokusuar dhe të vazhdoni të ecni përpara në karrierën tuaj. Nëse nuk ka mundësi për rritje dhe përparim, mund të mendoni të kërkoni mundësi me mundësi më të mëdha për rritje.

9. Nuk keni qëllime profesionale

Të gjithë kanë synime personale dhe profesionale që duan t'i arrijnë në një periudhë të caktuar. Nëse i keni humbur synimet tuaja, nuk i keni arritur ose nuk i keni përmbushur brenda kornizës kohore të caktuar, merrni parasysh të bëni një vlerësim të vetes. Në shumicën e rasteve, puna juaj aktuale mund t'ju pengojë të arrini qëllimet tuaja, duke e bërë vendimtare kërkimin e një pune më të mirë.

10. Paga juaj nuk përputhet me kualifikimet dhe shkathtësitë tuaja

Mund të përpiqeni të negocioni për një pagë më të lartë ose më të mirë me punëdhënësin tuaj aktual përpara se të kërkoni një punë të re. Sigurohuni që të hulumtoni shumën e arsyeshme të kompensimit dhe të prezantoni në mënyrë të qartë kontributet dhe vlerën tuaj. Nëse punëdhënësi juaj nuk pranon një rritje të pagës, kërkoni vende pune të tjera që ju paguajnë me një pagë më të përshtatshme.

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page