Gjërat që bëni para një interviste mund të jenë thelbësore për të paraqitur veten si të sigurt dhe të kualifikuar. Ka një numër mënyrash për t'u përgatitur për një intervistë dhe kur e bëni këtë, ka shumë mundësi që të lini një përshtypje pozitive.
1. Hulumtoni kompaninë
Para se të shkoni në intervistë, hulumtoni kompaninë së bashku me historinë, vlerat dhe misionin e saj. Filloni me faqen e tyre zyrtare, pastaj kaloni në burime të tjera. Nëse ka ndonjë vlerësim nga klientët, konsumatorët ose punonjësit, studioni ato dhe identifikoni çdo temë të përsëritur që mund të ndryshojë vendimin tuaj për të punuar me ta.
Gjithashtu, ju përgatit të përgjigjeni çdo pyetjeje në lidhje me kompaninë, duke i dëshmuar intervistuesit ë ju jeni njohur me kompaninë.
2. Hulumtoni intervistuesin tuaj
Së bashku me hulumtimin e kompanisë, mundohuni të identifikoni se kush brenda organizatës mund t'ju intervistojë dhe hulumtoni edhe ata.
Identifikoni profilet e tyre profesionale në rrjetet sociale dhe kaloni nëpër interesat e tyre. Shpesh ndihmon të gjeni pika të përbashkëta me intervistuesin tuaj dhe t'i përmendni gjatë intervistës
3. Përgatitni një set pyetjesh
Në fund të intervistës, shumica e intervistuesve janë të hapur për pyetje nga kandidatët . Të keni pyetje në fund shpesh tregon që keni një interes më të madh për rolin dhe doni të mësoni më shumë rreth kompanisë.
4.Vishuni për rolin
Zgjidhni një set rrobash që janë të përshtatshme për rolin. Të paktën një ditë para intervistës, sigurohuni që të keni një set rrobash të pastra dhe profesionale.
5. Fikni zërin e telefonit tuaj
Gjatë intervistës konsideroni ta vendosni telefonin në qetësi ose ta fikni. Sigurohuni që asnjë vibrim ose tone të tjera të mos vijnë nga telefoni juaj ose të ndërpresin intervistën.
6. Flini mirë natën para
Sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm para intervistës suaj. Duke bërë këtë, ju siguroheni që jeni më të vëmendshëm dhe më me energji kur përgjigjeni në pyetje. Duke qenë të vëmendshëm ju kuptoni edhe shenja të imta nga intervistuesi si gjuha e trupit ose toni I zërit të tyre.
7. Përgatituni për lloje të ndryshme intervistash
Ka tre lloje kryesore intervistash. Një intervistë biheviorale fokusohet në mënyrën se si reagoni në situata të bazuara në vendin e punës. Shumica e pyetjeve paraqesin skenarë specifikë dhe ju lejojnë të adresoni se si mund t'i trajtoni ato.
Intervistat e përvojës fokusohen në përvojën tuaj të mëparshme dhe vendimet që keni marrë në të kaluarën. Lloji i tretë i intervistës është një kombinim i të dyjave, intervistat biheviorale dhe të përvojës.
8. Rikujtoni histori nga pozitat e mëparshme
Intervistuesit shpesh bëjnë pyetje që ju inkurajojnë të përshkruani situata që kanë ndodhur në pozitat e mëparshme të punës. Kjo u jep atyre një kuptim më të mirë të mënyrës se si mund të reagoni ndaj situatave të ngjashme që ndodhin brenda kompanisë së tyre.
Para intervistës suaj, mendoni prapa për pozitat tuaja të mëparshme në situata të paharrueshme ku keni shkëlqyer. Përdorni ato si shembuj për të përgjigjur pyetjeve të caktuara.
/staffiX