Konkurset e punës shpesh përfshijnë një sërë kualifikimesh që secili kandidat duhet të përmbushë për të qenë i personi i duhur për rolin. Këto kualifikime mund të përfshijnë arsimin, përvojën, certifikimin dhe shkathtësitë.
Nëse jeni duke kërkuar për një rol të ri dhe pyesni veten: "A jam i kualifikuar për këtë punë?", të mësuarit më shumë se cilat janë kualifikimet dhe të qenit i vetëdijshëm nëse i përmbushni këto kualifikime, janë të rëndësishme.
Të jesh i kualifikuar do të thotë që të kesh shkathtësitë, përvojën, aftësitë dhe kredencialet për të performuar mirë në një rol.
Mënyrat për ta ditur përgjigjen në pyetjen "Për çfarë pune jam i kualifikuar?"
Nëse po pyesni: "A jam i kualifikuar për këtë rol?", këto janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të përcaktuar nëse jeni i përshtatshëm për një punë:
Rishikoni konkursin e punës. Konkursi i punës është shpesh burimi më i mirë i informacionit për kualifikimet që kërkohen.
Merrni një vlerësim. Nëse nuk jeni të sigurt për aftësitë ose njohuritë tuaja, mund të bëni një vlerësim për të kuptuar më mirë ato që dini. Këto mund t'i gjeni në internet ose të merrni si pjesë e një kursi certifikimi.
Flisni me të tjerët në industri. Nëse dëshironi të transferoheni në një industri të re, mund të jeni të panjohur me praktikat dhe kualifikimet standarde. Konsideroni të bisedoni me një mentor ose mik që punon në atë fushë për të mësuar më shumë rreth kualifikimeve të zakonshme dhe nëse i keni ato.
Aplikoni për pozitën. Nëse nuk jeni të sigurt për kualifikimet tuaja, një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar nëse ato përshtaten me vendin e punës është duke aplikuar. Nëse ekipi i punësimit pajtohet që ju jeni njëri prej kandidatëve më të mirë, ka të ngjarë të jeni të kualifikuar. Po ashtu, ka statistika që tregojnë se nëse ju i plotësoni rreth 60% të kritereve, mund të aplikoni për një vend të caktuar të punës.
Llojet e kualifikimeve
Këto janë disa lloje të kualifikimeve që ekipet e punësimit mund të identifikojnë kur shqyrtojnë materialet e aplikimit tuaj:
Arsimimi
Shumë kompani zgjedhin të krijojnë standarde të kualifikimeve arsimore për punësimet e brenda kompanisë së tyre. Në varësi të rolit, një kandidat mund të kualifikohet nëse ka një diplomë bachelor ose master në këtë fushë.
Certifikimi
Certifikatat janë shpesh kredenciale që tregojnë aftësitë ose njohuritë tuaja në një lëndë. Shumë certifikime janë si pjesë shtesë në CV dhe jo kërkesa të domosdoshme.
Për shembull, nëse jeni një menaxher i burimeve njerëzore, mund të ndiqni certifikime nga organizata të ndryshme që vërtetojnë aftësitë dhe njohuritë tuaja në këtë fushë. Megjithëse këto certifikata mund të mos jenë një kërkesë strikte, ato mund t'ju ndihmojnë të kompensoni kualifikimet e tjera që mungojnë.
Licencimi
Ka shumë fusha me pozita që janë të rregulluara dhe një sistem licencimi që e mbron publikun. Për shembull, mjekët, avokatët dhe kontabilistët kanë të gjithë disa kërkesa licencimi që duhet t’i plotësojnë për të praktikuar ligjërisht.
Kur një rol kërkon licencë, është e rrallë që mungesa e licencës të kompensohet me shkathtësi të tjera ose me përvojë të punës.
Përvoja
Shumë role të nivelit më të lartë kërkojnë përvojë. Ekipet e punësimit i përcaktojnë këto kërkesa për përvojë, sepse ata besojnë se një kandidat nuk mund të zhvillojë aftësitë, njohuritë, tiparet dhe aftësitë e nevojshme të pozitës pa përvojë.
Për shembull, një kompani mund të kërkojë që një kandidat të ketë të paktën 10 vjet përvojë si profesionist financiar ose i biznesit përpara se të kualifikohet për pozitën e CEO-s. Mirëpo, fleksibiliteti i kualifikimit të përvojës varet nga roli dhe kompania.
Aftësitë
Shumë kompani përfshijnë shumë shkathtësi në listën e kërkesave për një vend të punës. Aftësitë teknike mund të përfshijnë dizajni grafik, menaxhimi i projekteve, gjuhet e huaja, gjuhet e programimit, matematika, analiza e biznesit.
Aftësitë e buta mund të jenë më të vështira për t'u dëshmuar, por shumë kompani gjithashtu i përfshijnë këto në listimet e tyre si p.sh. komunikimi, puna në ekip, menaxhimi i konflikteve, lidershipi, zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, menaxhimi kohës etj.
Comentários