top of page

Fizioterapeut

  • Writer: staffiX Team
    staffiX Team
  • 3 days ago
  • 2 min read

Ref: SX-25-052 Shteti: Gjermani Paga: €2,600 – €3,800

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, i cili operon në sektorin shëndetësor në Gjermani, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Fizioterapeut. Kandidati ose kandidatja do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e standardeve dhe funksionimin e institucionit shëndetësor.

                   

KERKESAT dhe AFTESITE:

  • Diplomë në fizioterapi ose fushë përkatëse shëndetësore

  • Licencë për ushtrimin e profesionit të fizioterapeutit (ose në proces njohjeje për Gjermani)

  • Njohuri të gjuhës gjermane në nivel B1 (Goethe, TELC ose ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin mjekësor

  • Përkushtim dhe përgjegjësi në kujdesin ndaj pacientëve

  • Aftësi për të punuar në mjedis dinamik dhe për të ndjekur procedurat profesionale

 

DOKUMENTET:

  • Diploma e fakultetit të fizioterapise dhe transkripta e notave

  • Licensa e punës në Kosovë

  • Çerfitikata e gjuhës gjermane në nivelin B1 (Goethe, TELC, ÖSD)

  • CV në gjuhën angleze ose gjermane


      OFERTA dhe MBESHTETJA nga KLIENTI:

  • Paga €2,600 – €3,800 bruto

  • Krijimi i profilit profesional të kandidatit dhe prezantimi në spitale, klinika ose institucione të kujdesit shëndetësor të përshtatshme

  • Organizimi i intervistave online ndërmjet kandidatëve dhe punëdhënësve

  • Mbështetje në planifikimin e udhëtimit drejt Gjermanisë

  • Ndihmë për akomodim sipas marrëveshjes dhe orientim gjatë hapave të parë pas mbërritjes

  • Mbështetje gjatë gjithë procesit të njohjes së diplomës dhe licencës profesionale, deri në 6 muaj


APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.01.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.


 
 

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page