top of page

HR Manager

5 days ago
2 min read

Updated: 6 hours ago

REF: SX-26-021 QYTETI: Prishtinë -> Çagllavicë Magjistrale PAGA: 1,200€

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në industrinë e Home Collection, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën HR Manager. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për proceset e rekrutimit, administrimin e dokumentacionit të punonjësve dhe mbështetjen e marrëdhënieve të punës.

                            

PËRGJEGJËSITË:

  • Realizimi i procesit të rekrutimit, duke përfshirë plotësimin e vendeve vakante, përzgjedhjen e aplikantëve dhe zhvillimin e intervistave

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e kontratave të punës, dosjeve fizike, dokumentacionit dhe përfitimeve të punonjësve

  • Informimi i punonjësve aktualë dhe të rinj për politikat e kompanisë, detyrat, kushtet e punës, pagat, mundësitë për avancim dhe përfitimet

  • Menaxhimi i kërkesave për pushime të stafit dhe evidentimi i tyre në sistem

  • Ndërmjetësimi mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke trajtuar kërkesat, shqetësimet dhe çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës

  • Trajtimi i mosmarrëveshjeve ndërmjet punonjësve dhe administrimi i procedurave disiplinore në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë Bachelor në Juridik, Psikologji ose fushë ekuivalente

  • Minimum 2 deri në 3 vite përvojë pune në burime njerëzore

  • Aftësi të mira komunikimi, gjykimi dhe trajtimi të çështjeve të personelit

  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi

  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office

  • Patentë shoferi e vlefshme

 

OFERTA:

  • Pagë 1,200€ neto

  • Orari i punës, nga e hëna deri të premten, 09:00–17:00

  • Laptop me pajisje përcjellëse

  • Mbulim i shpenzimeve telefonike

  • Sigurim shëndetësor

  • Mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional

  • Mundësi për të punuar në një ekip bashkëpunues

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 08.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 



 
 

© 2026 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page