Kuzhinier dhe/ose Ndihmës
REF: SX-26-023 QYTETI: Prishtinë PAGA: 800€ – 1,200€ NR i POZITAVE:2
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për klientin tonë, një kompani që operon në Industrinë e Gastronomisë, jemi në kërkim të një Kuzhinier dhe/ose Ndihmës me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen e ushqimeve, ruajtjen e cilësisë së shërbimit dhe respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
PËRGJEGJËSITË:
Përgatitja dhe gatimi i ushqimeve sipas menysë dhe standardeve të përcaktuara të restorantit
Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit të ushqimeve përpara shërbimit
Organizimi i përgatitjes së përbërësve dhe koordinimi i punëve të përditshme në kuzhinë
Ruajtja e duhur e produkteve ushqimore dhe kontrollimi i freskisë së tyre
Monitorimi i gjendjes së furnizimeve dhe raportimi i nevojave për produkte dhe përbërës
Kontrollimi i gjendjes dhe funksionimit të pajisjeve të kuzhinës dhe raportimi i nevojave për mirëmbajtje
Respektimi i standardeve të higjienës, pastërtisë dhe sigurisë ushqimore gjatë gjithë procesit të punës
Bashkëpunimi me stafin e kuzhinës dhe të shërbimit për përgatitjen dhe dorëzimin e porosive në kohë
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Përvojë e mëparshme si Kuzhinier/e në restorante ose ambiente të ngjashme
Zotërim i teknikave të gatimit, përgatitjes dhe prezantimit të ushqimeve
Përvoja në përgatitjen e ushqimeve tradicionale greke konsiderohet përparësi
Njohja dhe zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore
Organizim i mirë i punës dhe menaxhim efikas i kohës
Bashkëpunim dhe komunikim efektiv me ekipin
Gatishmëri për punë nën presion dhe menaxhim të disa porosive njëkohësisht
Përgjegjësi, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve
OFERTA:
Pagë neto prej 800€-1,200€
Bonuse tjera të padefinuara
Ditët e punës nga e Hëna deri të Shtunën
8 orë pune, me dy ndrrime (paradite ose pasdite)
Mundësi për të punuar në një kompani që vlerëson dhe njeh kontributin e punonjësve
Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 15.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
%20Digital-04.png)