Senior Multimedia Designer
- 3 hours ago
- 2 min read
REF: SX-26-013 CITY: Pristina PAY:1,000-1,700€
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, që operon në Industrinë të Eventeve dhe marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Senior Multimedia Designer. Kandidati ose kandidatja do të ketë për detyrë të prodhojë përmbajtje që përmbush objektivin e secilit projekt që i besohet. Ata prezantojnë ide për përmbajtje, krijojnë imazhe dhe animacione digjitale, si dhe rishikojnë materialet në bazë të feedback-ut të pranuar.
PËRGJEGJËSITË:
Krijimi i përmbajtjes multimediale me cilësi të lartë, në përputhje me standardet dhe objektivat e kompanisë
Menaxhimi i procesit të plotë të prodhimit të videove, nga konceptimi deri te realizimi final
Dizajnimi i materialeve grafike dhe layout-eve për web
Prodhimi i materialeve vizuale atraktive për kanale të ndryshme komunikimi
Bashkëpunimi me ekipet kreative dhe të marketingut për konceptimin dhe realizimin e projekteve dizajnuese
Sigurimi i konsistencës së brendit në të gjitha materialet vizuale
Kontribut në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit vizual
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Minimum 5+ vite përvojë profesionale ne multimedia dizajnë dhe video produksion.
Përvojë dhe aftësi të avancuara në prodhim multimedial dhe video, përfshirë xhirimin, realizimin në terren dhe operimin e pajisjeve profesionale (kamerë, ndriçim, audio, stabilizim, etj.)
Shkathtësi të forta në grafikë, dizajn grafik dhe ndërtim kreativ të rrëfimeve vizuale, me vëmendje të lartë ndaj detajeve
Njohuri të avancuara në Adobe Creative Suite, motion graphics dhe 3D konsiderohen përparësi
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi për punë efektive në ekip
Përvojë në dizajn të korporatave, projekteve dhe eventeve është përparësi
OFERTA:
Paga 1,000€-1,700€ bruto, varësisht prej përvojës së punës
Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Premte
Sigurim shëndetësor
PC me paisje përcjellëse
Mbështetje për rritjen e vazhdueshme personale dhe profesionale
Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 15.03.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
%20Digital-04.png)