top of page

Shitës/e

5 days ago
2 min read

REF: SX-26-020 QYTETI: Prishtinë -> Çagllavicë Magjistrale PAGA: 550€ – 750€ NR I POZITAVE: 3

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në industrinë e Home Collection jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën Shitës/e. Ai ose ajo do të jenë përgjegjës për këshillimin e klientëve, prezantimin e produkteve dhe realizimin e shitjeve të perdeve, orendive shtëpiake dhe mobiljeve.

                            

PËRGJEGJËSITË:

  • Mirëpret klientët në dyqan, identifikon nevojat e tyre dhe ofron shërbim profesional gjatë procesit të blerjes

  • Prezenton dhe realizon shitjen e perdeve, orendive shtëpiake dhe mobiljeve, sipas sektorit përkatës

  • Këshillon klientët për përzgjedhjen e produkteve, materialeve, ngjyrave dhe kombinimeve për ambientet e tyre

  • Ofron informata të sakta për karakteristikat e produkteve, çmimet dhe kushtet e shitjes

  • Përcjell kërkesat dhe porositë e klientëve, duke koordinuar me ekipin për realizimin e tyre

  • Kujdeset për prezantimin dhe organizimin e produkteve në hapësirën e shitjes

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet përvojë pune në shitje, preferueshme me perde, orendi shtëpiake apo mobile

  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi ndaj klientëve

  • Interesim për dekorimin dhe kombinimin e produkteve për ambiente të brendshme

  • Aftësi për të kuptuar kërkesat e klientëve dhe për të realizuar shitje

  • Organizim, korrektësi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave

  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip

 

OFERTA:

  • Pagë prej 550€ deri në 750€, varësisht nga përvoja e punës

  • Bonus në bazë të realizimit të shitjes

  • Orari i punës: e hënë – e shtunë, me ndërrime 09:00–17:00 ose 12:00–20:00

  • Sigurim shëndetësor

  • Mundësi për të punuar në një kompani që vlerëson dhe njeh kontributin e punonjësve

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 08.11.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 



 
 

© 2026 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page