top of page

Shitës

Ref: SX-24-001 Qyteti: Çagllavicë Nr. Pozitave: 3 Paga: 500€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/e. Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.

                            

PËRGJEGJËSITË:

  • Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës

  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve të qeramikës, duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë

  • Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve

  • Të mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve

  • Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor

  • Preferohet përvojë pune në industrinë e shitjes, arkitekturës apo relevante

  • Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit

  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office

  • Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit

  • Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup

 

OFERTA:

  • Paga bazë 500 € neto

  • Bonus 1% të shitjes varësisht prej performancës

  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna në të Shtune

  • Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit

  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 28.01.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

1,070 views

Recent Posts

See All
bottom of page