top of page

Si ta lini punën në mënyrë profesionale?

  • Writer: staffiX Team
    staffiX Team
  • Apr 22
  • 3 min read



Të lini punën ose të jepni dorëheqje nuk është asnjëherë një vendin i lehtë, mirëpo profesionalizmi dhe të qenit i sjellshëm ju ndihmon shumë.


Pa marrë parasysh se për çfarë arsye po e lini punën, qoftë për ndonjë mundësi të re, të arrini ndonjë qëllim profesional ose thjeshtë për balancë më të mirë mes jetës dhe punës, mënyra se si jepni dorëheqje mund të ndikoj në reputacionin tuaj dhe në mundësitë e ardhshme në karrierë.

Në këtë blog, ne do të flasim për hapat që mund të ndërmerrni që ta lini punën në mënyrë strategjike, por edhe me respekt, për një ndryshim sa më të lehtë për ju dhe punëdhënësin tuaj.

1.Vlerësoni nëse është momenti i përshtatshëm

Kur mendoni dhe konsideroni gjatë, pse, kur dhe si duhet të largoheni nga puna, mund të merrni vendime më të mira, të gjeni mundësi të reja dhe të largoheni në raporte të mira nga roli juaj aktual.

Nëse jeni duke kërkuar aktivisht për një mundësi tjetër, mund të jetë më mirë të prisni derisa të keni pranuar zyrtarisht një ofertë tjetër pune përpara se të jepni dorëheqjen nga pozita juaj aktuale për të parandaluar pauzat në punësim. Pasi të keni vendosur se jeni gati të jepni dorëheqjen, sigurohuni që ta mbani bisedën të sjellshme dhe profesionale.

2.Njoftoni të paktën dy javë më përpara

Njoftimi prej dy javësh është kohëzgjatja standarde për t'i dhënë një punëdhënësi përpara se të largoheni. Sidoqoftë, nëse keni nënshkruar një kontratë pune, sigurohuni që po respektoni çdo rregull rreth kohëzgjatjes së njoftimit.

3.Caktoni takim me mbikëqyrësit tuaj

Në vend që t'i dërgoni me email dorëheqjen shefit tuaj ose t'i lejoni ata të mësojnë për largimin tuaj nga HR, merrni parasysh caktimin e një takimi individual. Në varësi të marrëdhënieve që keni me mbikëqyrësin tuaj, kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t'i falënderuar ata për mundësitë që ju kanë ofruar dhe për të bashkëpunuar në një plan që të përfundoni projektet  përpara se të largoheni. Përderisa, caktimi i një takimi ballë për ballë është diçka etike, zakonisht nuk është një kërkesë e domosdoshme.  

4.Jepni komente rreth arsyes se pse po largoheni

Në disa raste, një përfaqësues i burimeve njerëzore (HR) mund të caktojë një intervistë dalëse për t'ju pyetur për përvojën tuaj me kompaninë dhe çfarë ju ka bërë të largoheni.

Përgatitni paraprakisht atë që dëshironi të thoni në këtë takim, mirëpo mos harroni, qëllimi është të ruani marrëdhënie pozitive me ish-punëdhënësit, kështu që është thelbësore të jeni të sinqertë, por profesionistë.

5.Plotësoni punët dhe projektet e mbetura

Pasi të keni njoftuar punëdhënësin tuaj për dorëheqjen, ka shumë të ngjarë që të keni dy javë të mbetura në detyrën tuaj përpara se të largoheni zyrtarisht. Gjatë kësaj kohe, plotësoni projektet e mbetura dhe punoni me mbikëqyrësin tuaj për të përcaktuar se kush duhet të marrë përsipër çdo punë që nuk do të mund ta përfundoni në periudhën tuaj të njoftimit.

6.Shprehni mirënjohjen për mundësinë

Në varësi të asaj se sa kohë keni qenë në një kompani, mund të keni formuar lidhje të forta me kolegët dhe drejtuesit tuaj, të keni zhvilluar aftësi të reja, të keni avancuar në një pozitë të nivelit të lartë dhe të jeni përmirësuar si punonjës. Përvoja juaj nga pozita aktuale ka mundësi t'ju ketë ndihmuar të fitoni mundësinë tuaj të re, kështu që është e rëndësishme të tregoni mirënjohjen tuaj. Merrni kohë për të falënderuar personalisht shefat, kolegët dhe drejtuesit nëse keni punuar ngushtë me ta. Jo vetëm që kjo është etiketë e duhur, por gjithashtu mund t'ju ndihmojë të rritni rrjetin tuaj.

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page