top of page

Si Të Përgjigjeni në Pyetjen: "Pse Dëshironi Të Punoni Këtu?"



Gjatë procesit të intervistës, punëdhënësit potencialë mund t'ju pyesin pse jeni të interesuar të punoni për ta. Pavarësisht se si intervistuesi e formulon këtë pyetje, është thelbësore të jeni të përgatitur për të shpjeguar pse kompania e tyre dhe roli i hapur ju tërheqin. Në këtë artikull, diskutojmë se si të përgjigjeni "Pse dëshironi të punoni këtu?" dhe do të shqyrtojmë shembuj përgjigjesh për këtë pyetje të zakonshme të intervistës.

Pse punëdhënësit e bëjnë këtë pyetje gjatë intervistave?

Kur menaxherët e rekrutimit pyesin, "Pse dëshironi të punoni këtu?", ata nuk mundohen t'ju mashtrojnë apo sfidojnë. Me këtë pyetje ata përpiqen të vlerësojnë nëse do të përshtateni mirë me ekipin dhe kompaninë dhe nëse ajo që kërkoni në një punë është një përputhje me atë që ofron kompania e tyre.

Variacione të pyetjes "Pse dëshironi të punoni këtu?"

Pyetja "Pse dëshironi të punoni këtu?" mund të bëhet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

  • "Pse dëshironi të punoni për ne?"

  • "Çfarë ju bëri të aplikoni për një punë në këtë kompani?"

  • "Pse jeni të interesuar në rolin tonë të hapur, veçanërisht?"

Në përgjigjen tuaj, menaxherët e rekrutimit po kërkojnë siguri që ju jeni të njohur me kompaninë dhe rolin, dhe që nuk jeni duke aplikuar në mënyrë të verbër për çdo pozicion të hapur.

Si të përgjigjeni "Pse dëshironi të punoni këtu?"

Konsideroni strategjitë e mëposhtme përderisa përgatitni përgjigjen tuaj për këtë pyetje të rëndësishme të intervistës:

  1. Hulumtoni kompaninë Një nga arsyet pse rekrutuesit dhe menaxherët e rekrutimit e bëjnë këtë pyetje është për të përcaktuar se sa shumë keni hulumtuar kompaninë. Një kandidat i interesuar jo vetëm që është i njohur me kompaninë, por rekomandohet të shkoni edhe më tutje:

    • Rishikoni faqen e internetit të kompanisë: Filloni hulumtimin tuaj të kompanisë duke shqyrtuar faqen e internetit të kompanisë  ku mund të mësoni rreth kulturës së kompanisë.

    • Njoftohuni me produktet dhe shërbimet e kompanisë: Njihuni me produktet ose shërbimet, klientët dhe çdo arritje apo çdo vlerësim që kompania ka marrë.

    • Rishikoni llogaritë e mediave sociale të kompanisë: Kushtoni vëmendje të veçantë asaj që kompania poston në llogaritë e tyre të mediave sociale, veçanërisht lajme të rëndësishme të industrisë, komente ose reagime të klientëve.

  2. Studioni përshkrimin e detyrave të punës Përveç të qenit të njohur me kompaninë, intervistuesi gjithashtu dëshiron të sigurohet që ju e kuptoni rolin për të cilin jeni duke u intervistuar dhe të gjitha detyrat që përfshihen. Kjo gjithashtu do t'i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë pse dëshironi të punoni për kompaninë e tyre.

    • Kur përgjigjeni intervistuesit kur ju pyet, “Pse dëshironi të punoni këtu?” përmendni gjërat e listuara në njoftimin e punës që përputhen me objektivat tuaja të karrierës dhe theksoni detyrat në të cilat mund të përdorini shkathtësitë dhe përvojën tuaj.

  3. Identifikoni vlerat tuaja kryesore Përqendrimi në qëllimet tuaja të karrierës dhe vlerat tuaja kryesore për të gjetur ngjashmëri me ato të kompanisë mund të ndihmojë punëdhënësit të kuptojnë pse ju jeni një përshtatje e mirë për pozitën.  

Çfarë nuk duhet të thoni në përgjigjen tuaj

Kur përgjigjeni kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të jeni të sinqertë. Hulumtimi që bëni për kompaninë, rolin dhe vlerat tuaja kryesore do t'ju japë të gjitha informacionet që ju nevojiten për të formuar një përgjigje të paharrueshme.


Megjithatë, ndërsa është e rëndësishme të jeni autentik, ju nuk preferohet  të thoni të thoni diçka çka që e bën të qartë që nuk jeni të interesuar për kompaninë.

  • "Kam aplikuar në shumë vende dhe po pres të shoh se çfarë do të ndodhë."

  • "Ajo që më tërhoqi vërtet në këtë pozitë të punës ishte paga dhe benefitet që ofroni."


Kur mund t'ju bëhet kjo pyetje


Juve mund t’ju bëhet kjo pyetje në çdo moment të procesit të intervistës. Nëse bëhet në fillim të intervistës, kjo mund të vendosë tonin ose rrjedhën për të gjithë procesin. Pavarësisht momentit, përgjigjja juaj duhet të lë përshtypje të mirë.


Comments


bottom of page