Në ambiente moderne të punës, mbajtja e punonjësve të mirë ose e top talenteve është bërë më kritike se kurrë. Shkallët e larta të ndërrimit të punonjësve kanë efekte negative për kompaninë si kostot e larta, ndërprerja ose ndryshimi i dinamikës së ekipit dhe ndikimi në produktivitetin e përgjithshëm.
Për këtë arsye kompanitë janë në kërkim të strategjive për mbajtjen e punonjësve të angazhuar dhe të kënaqur.
Më poshtë mund të gjeni tetë mënyra ose strategji që rekomandohen nga menaxherët e burimeve njerëzore nëpër botë për rritjen e normave të mbajtjes së punonjësve.
1. Kompensim dhe Benefite Konkurruese
Baza e të qenit një vend atraktiv pune dhe e mbajtjes së punonjësve është të ofroni një pagë konkurruese dhe benefite të tjera shtesë. Kjo tregon se ju si kompani e njihni vlerën që punonjësi sjellë. Po ashtu, benefitet e tjera si sigurimet shëndetësore, transporti, llaptopi dhe telefoni për shfrytëzim personal rrisnin kënaqësinë dhe i shndërrojnë punonjësit në anëtarë besnik të kompanisë.
2. Mundësitë për Zhvillim në Karrierë
Punonjësit janë më të prirur të qëndrojnë me një kompani që mendon dhe investon në zhvillimin e tyre. Mundësitë për avancim në karrierë mund të ofrohen përmes programeve të trajnimit, punëtorive dhe të mësuarit e vazhdueshëm. Ato i ndihmojnë punonjësit të përmirësojnë aftësitë tyre, i përgatitë ata për role të tjera brenda kompanisë, ju jep motivim dhe ndjenjën që po shkojnë përpara.
3. Një Ambient Pozitiv i Punës
Faktor vendimtar në mbajtjen e punonjësve është edhe ambienti dhe kultura kompanisë. Ambienti pozitiv, kultura mbështetëse dhe bashkëpunimi mes kolegëve, e krijon një ndjenjë të përkatësisë dhe i inkurajon punonjësit tuaj të japin kontributin e tyre më të mirë. Disa elemente të tjera që kontribuojnë në kulturën pozitive janë edhe balancimi mes jetës dhe punës, kushtet fleksibile dhe ofrimi i sigurisë në punë .
4. Aktivitete të Angazhimit të Punonjësve
Angazhimi ose lidhja emocionale që punonjësit kanë me vendin e tyre të punës e rritë kënaqsinë dhe produktivitetin në punë. Ky angazhim pund të për forcohet me aktivitete si team-building, eventet sociale dhe iniciativat e ndryshme brenda kompanisë.
Aktivitetet e tilla e thyejnë monotoninë e punës, e ndryshojnë rutinën e përditshme, rrisni bashkëpunimin dhe e krijojnë bazën për lidhje më të forta më kolegët dhe tërthorazi rrisin edhe besnikërinë ndaj kompanisë.
5. Programet e Njohjes dhe Shpërblimit
Mirënjohja dhe shpërblimi i punonjësve për punën që bëjnë dhe arritjet e tyre brenda kompanisë mund të ketë ndikim të thellë në mënyrën se si punonjësit e perceptojnë kompaninë. Mirënjohja mund të jetë monetare si bonuset ose jo-monetare are si çmimet dhe mirënjohja publike.
Këto mundësi e bën stafin të ndihen të vlerësuar, duke e rritur kështu edhe produktivitetin dhe angazhimin ndaj kompanisë.
6. Komunikimi Efektiv
Komunikimi i hapur dhe transparent krijojnë marrëdhënie të forta mes punonjësve por edhe në mes punonjësve dhe punëdhënësve. Ndjenja e përfshirjes dhe e besimit krijohen duke i mbajtur punonjësit të informuar për zhvillimet brenda kompanisë, ndryshimet që ndodhin dhe planet për të ardhmen.
Gjithashtu, krijimi i një ambienti ku është i lirë feedback-u i ndërsjellë dhe të dëgjuarit aktiv të shqetësimeve të punonjësve, ndihmon në adresimin e çështjeve dhe parandalimin e largimit të tyre.
7. Vendimmarrje Gjithëpërfshirëse
Është e rëndësishme të përfshini punonjësit tuaj në procesin e vendimmarrjes në kompani. Përfshirja në vendimmarrje transmetohet përmes marrjes së mendimit të tyre mbi çështjet që ndërlidhen me punën, detyrat e tyre dhe kompaninë në tërësi. Veprimet në fjalë ndikojnë që punonjësit të ndihen të angazhuar dhe të fuqizuar të kontribuojnë në suksesin afatgjatë të kompanisë.
8. Menaxhimi Mbështetës
Strategjia e fundit por jo më pak e rëndësishme, për të mbajtur punonjësit për një periudhë afatgjatë, është menaxhimi mbështetës. Menaxherët që janë të qasshëm dhe që mbështesin stafin e tyre, krijojnë në ambient të cilin punonjësit nuk do ta ndërronin, Kur udhëheqësit, ofrojnë feedback, mentorim dhe mbështetje kanë punonjës më të kënaqur dhe me nivele të largimit shumë më të ulëta.
Përfundim
Mbajtja e stafit është fundamentale për suksesin e çdo biznesi. Nëse zbatoni këto tetë strategji, ju mund të krijoni një ambinet të punës, që punonjësit jo vetëm që nuk do të dëshirojnë ta lëshojnë, por edhe një ambient ku ata do të shohin të ardhmen dhe zhvillimin e tyre afatgjatë