top of page

9 Arsye Pse Do të Thoni "E Dua Punën Time"



Të zgjedhni një karrierë që doni është një pjesë e rëndësishme e jetës. Përderisa paga dhe përfitimet mund të jenë në listën e dëshirave të gjithkujt, ka shumë faktorë që përcaktojnë nëse do ta duani punën që bëni apo jo.


Në këtë artikull, ne ndajmë 9 arsye të zakonshme pse njerëzit e duan punën e tyre, në mënyrë që edhe ju të gjeni një punë që do ta doni.


Ja disa arsye të zakonshme pse njerëzit e duan punën e tyre:


1. Fleksibiliteti


Një punëdhënës i mirë e kupton se njerëzit kanë gjëra të tjera për të bërë jashtë punës. Duke pasur një orar fleksibil të fillimit dhe përfundimit të punës, mund të gjeni më lehtë kohë për takime, obligime familjare dhe çështje personale.


Përderisa një orar fleksibil nuk është i mundur për secilin lloj të karrierës, mund të konsideroni drejtime të cilat ju japin më shumë liri.


2. Balanca punë-jetë


Njerëzit gjithashtu priren të duan një punë që është e lehtë për t'u balancuar me jetën e tyre personale. Kur ke mundësinë të shkëputesh nga puna, ke një mundësi për t'u rimbushur dhe çlodhur.


Punonjësit që gjithmonë kontrollojnë email-in ose përgjigjen telefonatave në kohën e tyre të lirë priren të përjetojnë djegie profesionale. Kur keni mundësinë të kaloni kohë me familje, miq dhe të ndiqni hobit tuaj, do të ndiheni të gatshëm për një ditë të re pune.


3. Kultura e kompanisë


Pavarësisht nëse je një introvert apo ekstrovert, gjetja e një mjedisi pune ku ndihesh rehat është thelbësore. Kur punëdhënësit lehtësojnë shoqërimin përmes aktiviteteve të Team-Building dhe Afterwork Events, ata mund të ndihmojnë kolegët të ndërtojnë marrëdhënie më të mira.


Po ashtu, nëse je introvert, mund të preferosh një kompani që të jep hapësirë për të kryer punën në mënyrë të pavarur. Para se të zgjedhësh një punë, konsidero se cili mjedis pune do të përshtatet më së miri me personalitetin tënd.


4. Pritjet e qarta


Punonjësit mund të bëjnë një sasi të caktuar të punës brenda një ditë dhe një punëdhënës apo menaxher i mirë e kupton këtë. Kur e kuptoni qartë atë që duhet të realizoni, mund ta shijoni një mjedis pune më pak stresues.


Pritjet e qarta janë gjithashtu të rëndësishme dhe kompanitë e mira përcaktojnë se çfarë presin nga çdo punonjës.


5. Pagë e drejtë


Kur jeni të kompensuar në mënyrë të drejtë për punën tuaj, do të ndiheni të vlerësuar nga punëdhënësi. Punëdhënësit e mirë e kuptojnë rëndësinë e rritjes së pagës në periudha të rregullta dhe nëse është e aplikueshme dhënien e bonuseve.


6. Përfitime të tjera cilësore


Së bashku me pagën bazë, marrja e përfitimeve të tjera shtesë është një pjesë e rëndësishme e kënaqësisë për karrierën dhe punën tuaj si p.sh. sigurimi shëndetësor, transporti, mbulesa e shpenzimeve të telefonit etj.


7. “Open Door Policy”


Të punoni në një mjedis ku mund të ndani lirshëm idetë e tuaja është një ndjenjë e shkëlqyer. Kur ndihesh se punëdhënësi yt të dëgjon dhe të sheh, ndihesh i vlerësuar. Për këtë arsye, marrja e feedback-ut është shumë e rëndësishme.


Përderisa lëvdatat janë motivuese, kritikat konstruktive gjithashtu mund të të ndihmojnë të përmirësohesh dhe të përparosh në karrierë.


8. Mundësitë për Zhvillim:


Një nga arsyet më të fuqishme pse njerëzit e duan punën e tyre është të pasurit mundësi për rritje dhe zhvillim. Qasja në programe trajnimi, mentorim dhe punëtori për ndërtimin e aftësive jo vetëm që përmirëson aftësitë e tyre profesionale, por gjithashtu u jep një ndjenjë arritjeje dhe progresi.


9. Punë sfiduese


Gjetja e punës që ju intereson dhe ju sfidon është një pjesë e rëndësishme në formimin e dashurisë për të. Kur merrni një larmi detyrash dhe përgjegjësish që ju mësojnë diçka të re, mund të ndiheni më të angazhuar dhe të plotësuar.

bottom of page