Gjatë një interviste pune, ajo se çfarë thoni dhe si e thoni mund të ndihmojë një intervistues ose rekrutues të përcaktojë nëse jeni një kandidat i fortë dhe i përshtatshëm për kompaninë dhe kulturën e saj.
Gjithçka që thoni gjatë një interviste pune ka potencialin të ndihmojë intervistuesin të kuptojë motivimin tuaj për pozitën dhe se si aftësitë dhe përvoja juaj do t'ju bëjnë kandidatin e duhur vendin e punës. Këtu janë 9 gjëra që duhet të shmangni të thoni gjatë një interviste, së bashku me sugjerime për atë që të thoni në vend të tyre.
1. Gjëra negative për ish-punëdhënës ose vendet e kaluara të punës
Intervistuesi mund t'ju shtroj pyetje si "Pse po kërkoni një punë të re?" ose "Çfarë nuk ju ka pëlqyer në pozitat e mëparshme?" . Kur përgjigjeni pa thënë ndonjë gjë negative për ish-punëdhënësin tuaj ose punën tuaj ju tregoni se jeni të aftë të qëndroni profesional dhe pozitiv pavarësisht nga situata.
Përgjigjet pozitive gjithashtu mund t'i japin intervistuesit besim që do të jeni një shtesë e mirë për kulturën e kompanisë së tyre dhe që ndoshta nuk do të thoni gjëra negative për ta në të ardhmen.
2. "Nuk e di"
Intervistuesi mund t'ju pyesë ndonjë pyetje për të cilën nuk jeni përgatitur ose që nuk keni përgjigje. Kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të provuar aftësitë tuaja të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
Ju mund të përpiqeni t'i thoni intervistuesit që ju nevojitet një minutë për të menduar për përgjigjen tuaj ose t'i pyesni ata për informacionin shtesë që ju nevojitet për të përgatitur një përgjigje të saktë.
3. Diskutime për përfitimet, pushimet dhe pagën
Gjatë intervistës ju me siguri dëshironi të përqendroheni në paraqitjen e vetes tuaj si kandidati i mirë për pozitën.
Ju duhet të përpiqeni të shmangni pyetjen për përfitimet, pushimet dhe pagën përveç nëse këto tema përmenden së pari nga intervistuesi ose rekrutuesi. Në vend të kësaj, përpiquni të prisni derisa t'ju japin një ofertë pune përpara se të filloni negociatat.
4. "Është në CV-në time"
Përderisa përgjigja për shumë pyetje të intervistuesit mund të jetë me të vërtetë e shkruar në CV-në tuaj, ju gjithmonë duhet të përgjigjeni me fjalët tuaja dhe të ofroni detaje më të hollësishme.
Përpiquni të përgjigjeni këtyre pyetjeve duke përdorur shembuj specifikë që dëshmojnë përvojën ose aftësitë tuaja ose duke shpjeguar se si kualifikimet tuaja janë të adekuate për pozitën.
5. Gjuha jo profesionale
Është shumë e rëndësishme të tregoni profesionalizëm gjatë intervistës. Një nga mënyrat më të mira që mund ta bëni këtë është të përdorni gjuhë profesionale. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të përdorni zhargon të industrisë, por që duhet të shmangni gjuhën jo profesionale, duke përfshirë zhargonin, fjalët e ndyra dhe fjalët si “um”, “hmm” etj.
Gjasat që të përdorni gjuhë jo profesionale gjatë një interviste zvogëlohen kur nuk nguteni, por kur merrni pak kohë për t’u përgjigjur dhe kur përqendroheni të flisni qartë.
6. "Nuk kam ndonjë pyetje"
Shumica e intervistuesve do t'ju pyesin nëse keni ndonjë pyetje në fund të intervistës. Një pjesë e rëndësishme e përgatitjes për një intervistë është të mendoni për pyetje domethënëse që mund t'i bëni punëdhënësit dhe në atë mënyrë të tregoni interesin tuaj për kompaninë ose pozitën.
7. Të pyesni se çfarë bën kompania
Ju duhet të sigurohen që keni pyetje për intervistuesin, mirëpo nuk duhet të pyesni në lidhje me atë se çfarë bën kompania. Përgjigjet në këtë pyetje zakonisht mund t’i gjeni lehtësisht duke hulumtuar kompaninë ne uebfaqen dhe rrjetet e saj sociale.
Mundohuni të kuptoni qartë vlerat e kompanisë dhe aktivitetet e saj. Kjo do t’ju mundësoj të bëni pyetje më të detajuara në lidhje me kompaninë.
8. Diskutime rreth mungesës së përvojës suaj
Nëse jeni një i diplomuar rishtazi ose duke bërë një ndryshim në karrierë, përpiquni të përqendroheni në pikat tuaja të forta që do t'i sillni pozitës si dhe në përvojën dhe shkathtësitë tuaja në vend që të fokusoheni në ndonjë dobësi ose mungesë përvoje.
Kur flisni për përvojën që veçse e keni, sigurohuni të që të përmendni shkathtësitë e transferueshme që do të jenë të dobishme për rolin si komunikimi, organizimi, zgjidhja e problemeve dhe menaxhimi i kohës.
9. Informacione personale të parëndësishme
Kur përgjigjeni pyetjeve të intervistës, përdorimi i shembujve specifikë të përvojës tuaj në punë dhe anekdotave mund t'ju ndihmojë të provoni kualifikimet tuaja dhe të dalloheni për intervistuesin. Sidoqoftë, është e rëndësishme të siguroheni që përshtypja që po lini me intervistuesin të jetë e paharrueshme për arsyet e duhura.
Duhet të përpiqeni të shmangni përdorimin e detajeve për jetën tuaj personale, si informacionet për familjen, përveç nëse informacioni është drejtpërdrejt i rëndësishëm për pozicionin.
Commentaires