
Në fund të intervistës suaj, punëdhënësi juaj potencial mund të pyesë nëse keni ndonjë pyetje për ta. Të kesh një listë pyetjesh të detajuara tregon përkushtim, kujdes dhe profesionalizëm nga ana juaj.
Këto pyetje gjithashtu ju japin mundësinë për të theksuar më shumë aftësitë tuaja dhe për të sqaruar ndonjë paqartësi në lidhje me pozitën e punës. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë nëntë nga pyetjet më të mira që mund të bëni gjatë një interviste të cilat përveç se do t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë rreth punës, do t’ju ndihmojnë edhe të shprehni interesimin tuaj.
Cilat janë përgjegjësitë e përditshme të pozitës?
Si ka ndryshuar kjo pozitë me kalimin e kohës?
A mund të përshkruani kulturën e punës së kompanisë?
A ofroni mundësi zhvillimi profesional? Nëse po, si duken këto mundësi?
Cilat janë disa nga sfidat me të cilat mund të përballem në këtë pozicion?
Si e mat kompania suksesin në këtë rol?
Cila është sfida më e madhe me të cilën është përballur kompania në vitin e kaluar?
Mund të më thoni më shumë për departamentin ose ekipin ku do të punoj nëse pranohem?
A keni ndonjë shqetësim apo pyetje në lidhje me kualifikimet e mia?
1. Cilat janë përgjegjësitë e përditshme të pozicionit?
Kjo pyetje ju mundëson të mësoni më shumë rreth pozitës dhe të vendosni nëse është e duhura për ju. Përgjigjja që do të merrni nga intervistuesi do t’ju jap më shumë njohuri për përvojën dhe aftësitë specifike që kërkohen, të cilat edhe mund t’I përmirësoni para se të filloni.
2. Si ka ndryshuar ky pozicion me kalimin e kohës?
Pyetjet për historinë e vendit të punës dhe mënyrën se si ka ndryshuar do t'ju japë njohuri se çfarë mund të prisni nga kjo pozitë. Nëse jeni duke mbajtur intervistë për një pozicion ku ka punuar dikush tjetër më parë, pyesni pse ai person ka lënë punën. Nëse ata janë ngritur në detyrë, kjo ju tregon se kompania do t’ju mundësoj të zhvilloheni në karrierën tuaj.
3. A mund të përshkruani kulturën e punës së kompanisë?
Kjo pyetje është një mënyrë e mirë për të vlerësuar mjedisin e punës të kompanisë dhe ju jep mundësinë të përcaktoni se sa mirë do të përshtateni. Gjithashtu do t'ju ndihmojë të mësoni se sa prioritet i jep kompania mirëqenies së punonjësve, çfarë lloj përfitimesh mund të prisni dhe si është balanca jetë-punë.
4. A ofroni mundësi zhvillimi profesional? Nëse po, si duken ato?
Bërja e pyetjeve rreth zhvillimit tregon se jeni serioz për karrierën tuaj dhe të përkushtuar për të ardhmen me kompaninë. Kjo pyetje do t'ju ndihmojë gjithashtu të vlerësoni nëse mund të keni një karrierë afatgjatë me kompaninë.
5. Cilat janë disa sfida me të cilat mund të përballem në këtë rol?
Kur bëni këtë pyetje, ju tregoni se ju tashmë po planifikoni se si të kaloni sfidat. Ju duhet të shfrytëzoni rastin në intervistën tuaj për të treguar se si e trajtoni suksesin dhe si i ktheni sfidat në mundësi.
6. Si e matë kompania suksesin në këtë rol?
Bërja e kësaj pyetjeje tregon se jeni të orientuar drejt qëllimit dhe e mbani veten përgjegjës për arritjen e atyre qëllimeve. Përcaktimi se si matet suksesi tregon se si funksionon kompania dhe çfarë vlerësojnë ata tek një punonjës.
7. Cila është sfida më e madhe me të cilën është përballur kompania në vitin e kaluar?
Kjo pyetje tregon se jeni të shqetësuar me gjendjen e përgjithshme të kompanisë po aq sa edhe për pozitën tuaj. Për më tepër, tregon se ju mund të bëheni një aset i vlefshëm që do t'i shtojë energji dhe barazi kompanisë.
8. A mund të më thoni më shumë për departamentin ose ekipin ku do të punoj nëse pranohem?
Kjo pyetje jo vetëm që ju jep informacion se kujt do të raportoni kur të punësoheni, por gjithashtu ju ndihmon të kuptoni mënyrën e strukturimit të kompanisë dhe rolin që do të keni. Për shkak se ekipi juaj përfshin njerëzit me të cilët do të punoni më ngushtë, ju duhet të fitoni një kuptim të plotë të dinamikës së ekipit dhe metodave të tyre të punës.
9. A keni ndonjë shqetësim apo pyetje në lidhje me kualifikimet e mia?
Kjo pyetje tregon se jeni të hapur ndaj kritikave konstruktive. Nëse punëdhënësit e kanë mundësinë të diskutojnë hapur çdo shqetësim që mund të kenë, ju mund t'i adresoni ato çështje shpejt dhe të shpalosni planin tuaj për të marrë arsimin, përvojën ose aftësitë që mund t'ju nevojiten për t’u përmirësuar.