Vendosja e objektivave krijon një hartë të pritshmërive për punonjësit e rinj. Objektivat e menduara dhe të qarta ndihmojnë punonjësit e rinj të kuptojnë më mirë rolin e tyre, të mësojnë përgjegjësitë thelbësore dhe të krijojnë lidhje të vlefshme në kompaninë tuaj.
Investimi në fuqinë punëtore është një investim në biznesin tuaj dhe një program zhvillimi karriere bazuar në qëllime të menduara mirë është themel për një ndërmarrje të suksesshme. Qëllimet e mbështesin rritjen e punonjësve dhe inkurajojnë ata të jenë më produktiv, çka edhe i jep vlerë dhe qëndrueshmëri të biznesit tuaj.
Qëllimet e punës për punonjësit e rinj
Si të dizajnoni një strategji për vendosjen e qëllimeve për organizatën tuaj? Filloni duke menduar se çfarë është e përshtatshme për biznesin, industrinë, për llojin e punës dhe nivelin e senioritetit të çdo punonjësi. Qëllimet e punonjësve të rinj nuk do të jenë të njëjta në të gjitha rastet. Ato duhet të jenë të përshtatura me kujdes për çdo rol.
3 Shembuj të objektivave të performancës
Objektivat e performancës përqendrohen në rezultate specifike. Këto qëllime afatshkurtra janë të orientuara drejt detyrave dhe lidhen me metrikat, të cilat janë thelbësore për vlerësimin e performancës së një punonjësi. Tre lloje të qëllimeve të performancës përfshijnë:
· Qëllime bazuar në efikasitet
· Qëllime bazuar në produktivitet
· Qëllime bazuar në të ardhura
3 shembuj të qëllimeve të zhvillimit në punë
Qëllimet e zhvillimit në vendin e punës përqendrohen në objektivat afatgjata. Ato zakonisht lidhen me aftësitë sociale që një punonjës ka nevojë për t’u ndjerë i fuqizuar në rolin dhe karrierën e tij. Ja tre qëllime të zhvillimit:
Përmirësimi i një aftësie ekzistuese
Punonjësit e rinj vijnë në organizatën tuaj me një varietet të aftësive. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për përmirësimin e komunikimit ose ekspertizës teknike, ky lloj zhvillimi profesional mund të jetë një udhëtim shumë i vlefshëm që çon në përmbushje më të madhe në punë dhe potencial të ardhurash.
Mësimi i një aftësie të re
Mësimi i aftësive të reja është një mënyrë e shkëlqyer për punonjësit të fitojnë më shumë besim në punë, të përgatiten mendërisht për një detyrë të re dhe të bëhen liderë më të mirë. Dhe lidhja e qëllimeve profesionale me aftësi të reja mund t'i frymëzojë njerëzit të vazhdojnë të mësojnë më shumë.
Përgatitja për zhvillimin e karrierës
Qëllimet e zhvillimit të karrierës duhet të lidhen me trajektoren e një punonjësi me kompaninë tuaj. Ato mund të çojnë në më shumë përgjegjësi, promovime të ardhshme dhe rrugë alternative që do të ndihmojnë në rritjen e karrierës së tyre afatgjatë.
Vendosja e një program për vendosjen e qëllimeve të punonjësve
Ju mund të përdorni programe ose tools të cilat janë pa pagesë për vendosjen e qëllimeve të punonjësve si për shembull Trello ose Notion. Në këtë mënyrë ju mund të siguroni që punonjësit e rinj (dhe ata më të vjetër) të kenë atë që u nevojitet për të arritur suksesin dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë. Një program i suksesshëm jo vetëm që ofron mundësi, por gjithashtu bën vend për përgjigje të rregullta dhe mirënjohje.