Infermier
- staffiX Team

- 3 days ago
- 2 min read
Ref: SX-25-051 Shteti: Gjermani Paga: €2,500 – €4,000
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, i cili operon në sektorin shëndetësor në Gjermani, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Infermiere. Kandidati ose kandidatja do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e standardeve dhe funksionimin e institucionit shëndetësor.
KERKESAT dhe AFTESITE:
Diplomë në infermieri ose fushë përkatëse shëndetësore
Licencë për ushtrimin e profesionit të infermierit/infermieres (ose në proces njohjeje për Gjermani)
Njohuri të gjuhës gjermane në nivel B1 (Goethe, TELC ose ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin mjekësor
Përkushtim dhe përgjegjësi në kujdesin ndaj pacientëve
Aftësi për të punuar në mjedis dinamik dhe për të ndjekur procedurat profesionale
DOKUMENTET:
Diploma e fakultetit të infermierisë dhe transkripta e notave
Licensa e punës në Kosovë
Çerfitikata e gjuhës gjermane në nivelin B1 (Goethe, TELC, ÖSD)
CV në gjuhën angleze ose gjermane
OFERTA dhe MBESHTETJA nga KLIENTI:
Paga €2,500 – €4,000 bruto
Krijimi i profilit profesional të kandidatit dhe prezantimi në spitale, klinika ose institucione të kujdesit shëndetësor të përshtatshme
Organizimi i intervistave online ndërmjet kandidatëve dhe punëdhënësve
Mbështetje në planifikimin e udhëtimit drejt Gjermanisë
Ndihmë për akomodim sipas marrëveshjes dhe orientim gjatë hapave të parë pas mbërritjes
Mbështetje gjatë gjithë procesit të njohjes së diplomës dhe licencës profesionale, deri në 6 muaj
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.01.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.didatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
%20Digital-04.png)




