Vlerësimi 360° dhe Ristrukturimi
Për të ndërtuar një organizatë të shëndetshme dhe efikase, fillimisht duhet të kuptoni gjendjen reale të saj. StaffiX ofron një vlerësim të plotë 360° të biznesit dhe punonjësve, duke analizuar strukturën organizative, aktet e brendshme, dosjet e personelit dhe kontratave, si dhe duke intervistuar punonjësit në fushat kyçe si lidershipi, komunikimi, performanca dhe zhvillimi organizativ. Bazuar në të gjeturat e auditimit, identifikojmë hapësirat për përmirësim dhe bashkë me ju hartojmë dhe zbatojmë planin e ristrukturimit, duke e çuar organizatën nga gjendja ekzistuese drejt asaj të dëshirueshme.
— Nga Diagnoza deri te Transformimi Organizativ —
1
360° Vlerësimi i Biznesit dhe Punonjësve
A e dini realisht si funksionon organizata juaj nga brenda? Vlerësimi ynë 360° ofron një pasqyrë të plotë dhe të paanshme të gjendjes së biznesit tuaj. Analizojmë aktet dhe rregulloret e brendshme, strukturën organizative ekzistuese, dosjet e personelit, kontratat e punës, anekset, vendimet dhe intervistat dalëse. Më pas, intervistojmë punonjësit me pyetësorë të strukturuar në nëntë fusha kyçe: Vendimmarrja, Buxheti dhe Financat, Komunikimi, Bashkëpunimi dhe Puna në Grup, Lidershipi dhe Menaxhimi, Zgjidhja e Problemeve, Rezultatet dhe Performanca, Zhvillimi Personal, si dhe Përmirësimi dhe Zhvillimi Organizativ, duke siguruar një vlerësim gjithëpërfshirës që flet me fakte, jo me supozime.
2
Ristrukturimi i Kompanisë
Pas vlerësimit 360°, kalojmë nga diagnoza te veprimi. Hartojmë një raport të detajuar të të gjeturave gjatë auditimit, ku identifikojmë qartë gjendjen ekzistuese dhe atë të dëshirueshme të organizatës suaj. Bashkë me ekzekutivin tuaj, përcaktojmë hapësirat për përmirësim dhe avancim, dhe ndërtojmë një plan konkret ristrukturimi organizativ, njerëzor dhe procedural. Rezultati është një kompani më e qartë në strukturë, më efikase në procese dhe më e gatshme për rritje.

Get in Touch
Email: info@staffix.net
Phone: +383 45 111 151
%20Digital-04.png)