top of page

Junior Travel Consultant

REF: SX-012/3-23 QYTETI: Prishtinë PAGA: 650€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Agjencive Turistike, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Junior Travel Consultant.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të shërbej klientët për rezervimin e biletave të udhëtimit, transferimin dhe akomodimin në hotel.

  • Të komunikoj drejtpërdrejt me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave.

  • Të bëjë analizën e kërkesave të klientëve dhe t’u rekomandoj udhëtime apo hotele alternative.

  • T’u ofroj kujdes të shkëlqyer klientëve ekzistues dhe t’i trajtoj ankesat e tyre.

  • Të këshilloj klientët me trendet e reja të udhëtimeve.

  • Të përpiloj raportin për shitjet ditore.


KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.

  • Përvojë pune në shitje apo në industri të ngjashme.

  • Njohja e sistemit Amadeus e preferushme.

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze dhe shqipe.

  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.

  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar e pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.


OFERTA:

  • Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga performanca rreth/mbi 650 euro.

  • Orari i punës prej 08:00 deri në 16:30 dhe 10:30 deri në 19:00.

  • Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse.

  • Sigurim shëndetësor vullnetar.

  • Kuzhina e plotë me pije, kafe, çaj dhe snacks.

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.

  • Mundësi për t’u shpërblyer me udhëtime tropikale.


APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 17.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

コメント


bottom of page