top of page

Shitës

  • Aug 11
  • 2 min read

Updated: 2 days ago

Ref: SX-26-017 Qyteti: Shkabaj Paga: €750

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Konsulent i Shitjes. Ajo ose ai do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve profesional ndaj klientëve, prezantimin dhe shitjen e produkteve, si dhe realizimin e objektivave të shitjes.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Mirëpret klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës

  • Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve

  • Identifikon nevojat dhe kërkesat duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë

  • Mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve

  • Ofron informata për karakteristikat e produkteve, çmimet, kushtet e shitjes dhe shërbimet e kompanisë

  • Bashkëpunon me ekipin dhe departamentet përkatëse për realizimin efikas të porosive dhe kërkesave të klientëve

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet baçelor (jo obligative)

  • Preferohet përvojë pune në industrinë e shitjes, arkitekturës apo relevante

  • Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit

  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office

  • Organizim, korrektësi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave

  • Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup

 

OFERTA:

  • Pagë 750€ neto

  • Bonus për çdo shitje të realizuar

  • Orari i punës nga e Hëna në të Shtune, me ndërrime 8:00–16:00, 9:00–17:00 ose 10:00–18:00

  • Tri (3) të shtuna pune dhe një (1) të shtunë pushim gjatë muajit

  • Sigurim shëndetësor

  • Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 30.08.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.



 
 

© 2026 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page