
Ju mund të dini tashmë që një CV e përditësuar dhe një letër motivuese (varësisht a kërkohet apo jo) e përpunuar mirë do t'ju ndihmojnë të dalloheni në një grup të kandidatëve.
Të kuptuarit e llojeve të pyetjeve që ka mundësi t'ju bëhen gjatë një interviste mund t'ju japë mundësinë të përgatitni përgjigje që nxjerrin në pah më së miri kualifikimet tuaja dhe t’ju tregoni pse jeni kandidati i duhur për punën.
Në këtë artikull, do të diskutojmë 14 pyetjet kryesore të intervistave që pritet t’ju bëhen në intervistën tuaj të ardhshme.
1.Çfarë ju bën unik?
Punëdhënësit shpesh e bëjnë këtë pyetje për të kuptuar pse mund të jeni më të kualifikuar se kandidatët e tjerë që po intervistojnë. Ju mund ta strukturoheni përgjigjen tuaj duke ndjekur këto tre pika:
- Shikoni edhe njëherë përshkrimin e punës për cilësitë që punëdhënësi i konsideron të vlefshme.
- Përfshini mënyra se si keni qenë të suksesshëm në rolet tuaja të mëparshme.
- Nxirrni në pah cilësitë ose aftësitë për të cilat ju kanë lavdëruar menaxherët dhe kolegët e mëparshëm
2. Më tregoni për veten tuaj
Punëdhënësi bën këtë pyetje për të kuptuar më mire shkathtësitë, arritjet tuaja dhe përse mendoni se do të ishit i përshtatshëm për rolin. Përgjigjja juaj duhet të jetë e shkurtër dhe direkte, duke përfshirë informacion për përvojën tuaj, edukimin dhe arritjet kryesore.
3. Pse dëshironi të punoni në kompaninë tonë?
Intervistuesit bëjnë këtë pyetje për të parë nëse keni marrë kohë për të hulumtuar kompaninë dhe për të menduar se si do të përshtateshit me kulturën e saj.
Mënyra më e mirë për t'u përgatitur për këtë pyetje është të bëni kërkime dhe të mësoni rreth produkteve, shërbimeve, vlerave, historisë dhe kulturës së kompanisë ku jeni duke aplikuar.
4. Çfarë ju tërheq për këtë rol?
Menaxherët e punësimit shpesh e bëjnë këtë pyetje për të siguruar që e kuptoni rolin dhe për t'ju dhënë mundësinë të theksoni aftësitë tuaja relevante. Studioni me kujdes përshkrimin e punës dhe krahasoni kërkesat me shkathtësitë dhe përvojën tuaj.
5. Cilat janë pikat tuaja më të forta?
Në përgjigjen tuaj për këtë pyetje, ndani me intervistuesit aftësitë tuaja teknike dhe të buta që i konsideroni më të rëndësishmet për rolin.
Ndani një ose dy cilësi pozitive dhe atribute personale dhe mbështetini me shembuj konkretë. Lidhini ato me rolin për të cilin po intervistoheni.
6. Cilat janë dobësitë tuaja më të mëdha?
Mund të duket e vështirë të diskutoni për dobësitë tuaja në një mjedis ku pritet të përqendroheni tek arritjet. Zgjidhni një dobësi të vërtetë (jo një forcë të riformuluar si dobësi) që është e sinqertë, por relevante profesionalisht.
Shtoni kontekst, ofroni shembuj specifik dhe shpjegoni si e keni menaxhuar ose jeni duke punuar për ta përmirësuar atë.
7. Cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen?
Menaxherët e punësimit shpesh pyesin për objektivat tuaja për të ardhmen për të përcaktuar si janë mundësitë të qëndroni me kompaninë për një kohë të gjatë.
Mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë pyetje është të shqyrtoni rrugën tuaj aktuale të karrierës dhe si ky rol mund t'ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja afatgjata.
8. Ku mendoni se do të jeni pas pesë vitesh?
Të kuptuarit se si e imagjinoni jetën tuaj në të ardhmen mund t’i ndihmojë punëdhënësit të kuptojnë nëse rruga e rolit dhe e kompanisë përputhet me qëllimet tuaja personale të zhvillimit.
Për të përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të ofroni qëllime specifike të karrierës, duke përfshirë çdo rol që ëndërroni ose projekte që dëshironi të arrini.
9. A mund të më tregoni për një situatë të vështirë në punë dhe si e përballuar atë?
Kjo pyetje shpesh përdoret për të vlerësuar aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve dhe si performoni nën presion.
Konsideroni përdorimin e metodës STAR për të ilustruar një sfidë pune dhe si e keni përballuar situatën. Struktura e përgjigjes suaj duhet të përfshijë: situatën ose sfidën, detyrën tuaj, veprimin që keni ndërmarrë dhe rezultatin e arritur.
10. Si përputhen aftësitë tuaja me këtë rol?
Përderisa kjo pyetje është e ngjashme me “Pse duhet t’ju punësojmë?” ose “Çfarë mund të sillni në kompani?”, ju lejon të jeni më specifik rreth etikës suaj të punës, stilit dhe aftësive unike në lidhje me rolin.
Një përgjigje e mirë duhet të diskutojë anët tuaja të forta, si teknike ashtu edhe të buta, dhe si këto shkathtësi ju kanë ndihmuar në rolet e mëparshme.
12. Pse po largoheni nga puna juaj aktuale?
Ka shumë arsye të pranueshme për t’u larguar nga një punë. Përgatitni një përgjigje të menduar që do t’i japë intervistuesit besimin se po bëni një ndryshim të menduar të karrierës.
Në vend që të përqendroheni te aspektet negative të punës ose rolit tuaj të tanishëm, përqendrohuni te e ardhmja dhe çfarë shpresoni të fitoni nga pozita e ardhshme.
13. Cilat janë pritshmëritë tuaja për pagën?
Intervistuesit bëjnë këtë pyetje për t’u siguruar që pritshmëritë tuaja përputhen me shumën që ata kanë planifikuar për pozitën. Ofroni një gamë (range) dhe përfshini opsione për negocim.
14. A keni ndonjë pyetje?
Kjo mund të jetë një nga pyetjet më të rëndësishme të bëra gjatë procesit të intervistës, sepse ju lejon të eksploroni çdo temë që nuk është trajtuar dhe tregon intervistuesit që jeni serioz për rolin.
Mos harroni se edhe ju po intervistoni kompaninë. Merrni kohë për të pyetur intervistuesin për përvojat e tij/saj me kompaninë dhe adresoni çdo pyetje që mund të keni.
staffiX/