top of page

Sa zgjat procesi i punësimit?



 

Në varësi të pozitës dhe kompanisë ku aplikoni, mund të hasni në procese të ndryshme të punësimit. Të kuptuarit e asaj çfarë përfshin procesi i punësimit mund t’ju ndihmojë të menaxhoni pritshmëritë kur prisni përgjigje nga një punëdhënës i mundshëm dhe të përcaktoni kur është momenti për të kontaktuar kompaninë për një përditësim mbi vendimin e punësimit.

Në këtë artikull, ne diskutojmë përgjigjen për pyetjen “Sa zgjat procesi i punësimit?” dhe japim përgjigje për pyetjet e tjera të shpeshta rreth tij.

Sa zgjat procesi i punësimit? Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, por procesi i punësimit mund të zgjasë nga një javë deri në 30 ditë ose më shumë. Kohëzgjatja e procesit ndryshon në varësi të pozitës dhe kompanisë ku aplikoni, numrit të aplikuesëve për pozitën dhe numrit të intervistave që mbahen.

Cilat janë hapat në procesin e punësimit? Këtu janë paraqitur hapat në procesin e punësimit, në mënyrë që mund të kuptoni se pse mund të zgjasë më shumë se sa e kishit parashikuar:

  1. Krijimi i shpalljeve të punës Procesi i punësimit fillon kur punëdhënësit krijojnë shpalljet e punës. Zakonisht, këto shpallje përshkruajnë detyrat që priten nga punonjësi. Ato mund të përfshijnë kërkesat për edukimin, trajnime ose përvojën paraprake për të qenë të suksesshëm në pozitën e caktuar të punës. Gjithashtu, mund të përmbajnë informacione për pagën e pritur dhe përfitimet dhe për kërkesat të tjera që mund të lidhen me pozitë.

  2. Promovimi i pozitave të lira Pasi të kenë krijuar shpalljet e punës, punëdhënësit promovojnë pozitat e lira. Ata mund t’i shpërndajnë shpalljet e tyre për pozitat e lira në platforma pune dhe faqe të karrierës. Nëse faqja e internetit e kompanisë ka një seksion "Karriera",  “Gjeni punë” ose diçka të tillë, mund të gjeni pozitat e lira për të cilat ata janë duke kërkuar.

  3. Marrja dhe vlerësimi i aplikimeve Zakonisht, kur individët dërgojnë CV-të dhe letrat motivuese, një zyrtar i HR ose rekruteues nga departamenti i HR-së i rishikon dhe i vlerëson ato. Ata filtrojnë kandidatët në lista të atyre që i konsiderojnë dhe atyre që nuk i përmbushin kualifikimet e duhura. Ky hap mund të marrë kohë të konsiderueshme, pasi kompanitë e mëdha mund të marrin me dhjetëra e qindra aplikime.

  4. Kryerja e intervistave Punëdhënësit përdorin intervistat për të testuar njohuritë e kandidatëve dhe për të ndërvepruar me ta për të parë se si mund të përshtaten me kulturën e kompanisë. Nëse personaliteti, njohuritë për punën dhe testet e ndryshme janë pjesë e vlerësimit të kandidatit, në këtë fazë kompania mund të administrojë dhe vlerësojë testet.

  5. Marrja e vendimeve Menaxheri i rekrutimit dhe përgjegjësi i departamentit përkatës  mund të ndajnë rezultatet e intervistës me personelin tjetër të rekrutimit dhe të ndajnë mendimet për kandidatët e intervistuar.  

  6. Krijimi dhe dhënia e ofertave Procesi i punësimit nuk përfundon derisa kompania ta bëjë një ofertë dhe kandidati ta pranojë atë. Një kandidat mund të negociojë kushtet e punësimit për të marrë pagën dhe përfitimet ideale. Ndonjëherë, punonjësi i ri mund të negociojë datën e fillimit. Zakonisht, punëdhënësit dërgojnë njoftime kandidatëve që nuk janë pranuar në mënyrë që këta individë të vazhdojnë kërkimin për punë.

Pse procesi i punësimit zgjat kaq shumë? Ka arsye të ndryshme pse procesi i punësimit mund të zgjasë shumë. Një arsye është se kompanitë mund të marrin nga disa deri në qindra aplikime, të cilat mund t’i marrë kohë për t’i rishikuar dhe për të filtruar CV-të e pakualifikuara.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në kohëzgjatjen e procesit përfshijnë sa është e madhe kompania dhe në çfarë niveli është pozita e disponueshme. Sa më komplekse të jetë një pozitë e hapur dhe sa më shumë përvojë ose trajnim të kërkojë, aq më shumë kohë mund të marrë për të gjetur kandidatin e duhur.

Herë pas here, një kompani mund të vonojë plotësimin e një pozite për shkak të ndryshimeve në menaxhim ose buxhet, duke zgjatur kohëzgjatjen e procesit të punësimit.

Pse nuk kam dëgjuar ende pas intervistës? Ka disa arsye pse nuk keni dëgjuar ende pas intervistës suaj të fundit, duke përfshirë:

  • Kandidatët e tjerë janë në proces të intervistimit.  Shpesh, menaxherët e HR presin që të përfundojnë intervistat me të gjithë kandidatët potencialë përpara se të kontaktojnë me një vendim.

  • Menaxherët e rekrutimit janë duke mbledhur feedback-un e intervistuesve. Mbledhja, përmbledhja dhe rishikimi i feedback-ut nga të gjithë intervistuesit merr kohë për t’u organizuar, shqyrtuar dhe diskutuar.

  • Menaxherët HR nuk kanë marrë një vendim. Ata mund të kërkojnë feeback dhe komente nga personeli tjetër për të rishikuar materialet dhe për të përcaktuar kandidatin e duhur.

  • Menaxherët e rekrutimit kanë arritur në një vendim dhe po presin që ajo të pranohet. Zakonisht, një kompani pret derisa dikush të pranojë ofertën për të kontaktuar kandidatët që nuk do t’i konsiderojnë më tutje.

Çfarë mund të bëj gjatë kohës që pres për një vendim? 

Një tjetër gjë që mund të bëni gjatë kohës që prisni është të përmirësoni CV-në tuaj dhe të aplikoni në pozita të tjera që mund t’ju pëlqejnë dhe përshtaten. Kjo ju ndihmon të vazhdoni kërkimin për punë nëse nuk e fitoni pozitën që dëshironi.

bottom of page