top of page

Teknik i Sistemeve të Sigurisë

Updated: Sep 7, 2023

REF: SX-005-23 QYTETI: Prishtinë PAGA: 1,000€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Teknik i Sistemeve të Sigurisë, për të ju bashkangjitur ekipit të klientit tonë PriTech pasi stafi i tyre i mrekullueshëm po rritet me hapa të mëdhenj dhe do të ketë nevojë për ndihmë shtesë. PriTech është një kompani lokale e specializuar në ofrimin e shërbimeve në menaxhimin e teknologjisë informative, solucioneve të rrjetit dhe sistemet e sigurisë.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë montimin dhe konfigurimin e sistemeve te video vëzhgimit, sistemeve të alarmit kundër zjarrit dhe LAN.

  • Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton kompania.

  • Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme në bazë të kërkesave të klientëve në sistem e tiketave.

  • Të kuptojë, analizojë dhe hulumtojë problemet e natyrës komplekse me klientë dhe të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre.

  • Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.


KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme.

  • Përvoja e punës në instalimin e kamerave të sigurisë.

  • E preferueshme të ketë trajnime apo certifikime ne sisteme te sigurisë, kamera dhe alarme.

  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

  • Patentë shoferi.


OFERTA:

  • Pagë deri në 1,000 Euro, varësisht prej përvojës.

  • Orari i punës prej 09:00 deri më 17:00, nga e hëna deri të premten.

  • Telefon dhe kompensim te shpenzimeve.

  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.

  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.


APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 13.08.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

コメント


bottom of page