top of page

6 Llojet më të Shpeshta të Testeve që Mund të Hasni në një Interviste


Gjatë procesit të rekrutimit, punëdhënësit mund përdorin testet të ndryshme për të vlerësuar aftësitë ose shkathtësitë e një kandidati për të kryer detyra dhe po ashtu personalitetin tij.


Testet mund të jenë specifike për një rol; për shembull, nëse po aplikoni për rolin e një redaktori, mund të vlerësoheni për aftësitë tuaja në gramatikë dhe redaktim. Megjithatë, mund të vlerësoheni gjithashtu për karakteristikat personale si ekstraversioni/introversioni ose për potencialin juaj për elemente të tjera që kompania i konsideron të rëndësishme si puna në grup, udhëheqja dhe aftësia për të zgjidhur probleme.


Për të marrë një përmbledhje të plotë të aftësive tuaja, punëdhënësit mund të kërkojnë që ju nënshtorheni disa lloje të testeve, qoftë në vendin e punës qoftë online.


Më poshtë janë gjashtë llojet më të zakonshme të testeve të intervistës në të cilat mund të hasni:


1. Testet e Njohurive ose të Aptitudës


Këto teste vlerësojnë aftësi specifike si logjika, arsyetimi, aftësitë numerike, aftësitë verbale dhe zgjidhja e problemeve, të cilat ka gjasa t’i përdorni gjatë punës suaj. Punëdhënësit përdorin një shumëllojshmëri formatesh testimi (me letër ose online) për të vlerësuar aftësitë tuaja për një rol specifik.

Zakonisht, këto janë teste me zgjedhje të shumëfishtë me vetëm një përgjigje të saktë.


Llojet e Testeve të Aftësive

  • Arsyetimi Numerik: Përcakton aftësitë tuaja për të trajtuar numrat dhe për të interpretuar të dhënat numerike si mesataret, përqindjet, raportet, etj., duke përfshirë analizimin dhe nxjerrjen e përfundimeve nga tabelat dhe grafikët.

  • Arsyetimi Verbal: Përcakton aftësinë tuaj për të kuptuar gjuhën, për të kuptuar pasazhe të shkruara dhe për të nxjerrë përfundime.

  • Arsyetimi Logjik: Përcakton aftësinë tuaj për të menduar në mënyrë logjike siç është identifikimi i sekuencave, njohja e modeleve ose marrëdhënieve midis formave dhe imazheve, si dhe aftësitë jo-verbale si identifikimi i analogjive dhe strukturave.

  • Arsyetimi Abstrakt: Përcakton aftësinë tuaj për të identifikuar dhe interpretuar modele jo-numerike dhe jo-verbale.

  • Arsyetimi Diagramatik: Përcakton aftësinë tuaj për të interpretuar në mënyrë logjike diagramet dhe flowcharts


2. Testet e Personalitetit

Këto teste vlerësojnë besimet, stilin e komunikimit, etikën e punës, aftësitë ndërpersonale, aftësitë e punës në grup dhe udhëheqjes, dhe si përgjigjeni ndaj situatave të ndryshme. Rëndësia është se ato ndihmojnë punëdhënësit të përcaktojnë nëse tiparet tuaja karakteristike janë të përshtatshme për një rol specifik dhe mundësitë që të keni sukses në atë pozitë në periudhë afatgjatë.

Testet më të Zakonshme të Personalitetit

  • Myers-Briggs Type Inventory (MBTI): Përcakton prirjen tuaj për një nga dy tiparet në grupet “Ekstraversion (E) vs. Introversion (I),” “Intuition (N) vs. Sensing (S),” “Thinking (T) vs. Feeling (F),” dhe “Judging (J) vs. Perceiving (P).” Në varësi të asaj që preferoni, mund të keni një nga 16 tipet e mundshme të personalitetit.

  • DiSC Behavior Inventory (DiSC): DiSC përdoret zakonisht nga kompanitë për të përcaktuar sjelljen tuaj profesionale, stilin e punës dhe aftësinë për të punuar si pjesë e një ekipi.

  • Profili Caliper: Përcakton se si karakteristikat tuaja të personalitetit korrespondojnë me aftësinë tuaj për të kryer një rol. Testi përbëhet nga 180 pyetje me zgjedhje të shumëfishta. Mund të jetë në format letër ose online.

  • Hogan Personality Inventory (HPI): Vlerëson personalitetin tuaj dhe nëse jeni të përshtatshëm për një rol specifik. Administrohet online dhe vlerësohet menjëherë, përbëhet nga shtatë shkallët kryesore, gjashtë shkallët e profesionit dhe 42 nën shkallë.

  • SHL Occupational Personality Questionnaire: Përcakton se si karakteristikat tuaja të personalitetit mund të ndikojnë në performancën tuaj dhe potencialin afatgjatë për një rol specifik.

3. Testet e Aftësive Specifike

Këto teste përcaktojnë nëse keni aftësi specifike për një rol shumë të specializuar. Për shembull, njohuri të gjuhëve të programimit për rolet e IT-së ose aftësinë tuaj për të redaktuar ose shkruar për rolet e redaktorit ose shkrimtarit.


4. Testet e Simulimit të Punës

Këto përcaktojnë se si do të performoni në ambientet aktuale të punës. Formatet mund të ndryshojnë dhe përfshijnë detyra në-person, detyra për t'u kryer në shtëpi ose online, prezantime ose role-playing.

5. Teste me Shkrim

Në këto lloje të testimeve, juve do t’ju duhet të shkruani një ese ose raport dhe të rishikoni ose përmblidhni një dokument, zakonisht në softuer si Microsoft Word.

6. Testet e Aktivitetit në Grup

Testet e aktivitetit në grup vlerësojnë aftësitë tuaja të komunikimit, entuziazmit, punës në grup, udhëheqjes dhe zgjidhjes së problemeve si pjesë e një ekipi.

bottom of page