top of page

Kryedepoist

Ref: SX-24-018 Qyteti: Fushë Kosovë Paga: 650 – 1,100€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Klimatizimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Kryedepoist. Ai ose ajo do të mbikëqyr operacionet e depos për të siguruar që të gjitha mallrat janë të sigurta dhe evidentuara hyrjet dhe daljet.

                               

PËRGJEGJËSITË:

  • Të menaxhojë bashkëpunëtorët e depos, monitorojë punën dhe sigurojë përdorimin e pajisjeve të depos

  • Të bëjë pranimin e porosive, të përgatis daljen e mallit nga depo dhe të organizoj liferimin e mallit

  • Të bëjë menaxhimin e punonjësve qe bëjnë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjeti transportues edhe regjistrimin e tyre në depo

  • Të bëjë pranimin e mallit të importuar, të kontrollojë sasinë dhe gjendjen fizike të mallit mos është dëmtuar gjatë transporti

  • Të bëjë dërgesa të mallit tek klientët e kompanisë sipas nevojës

  • Të bëjë regjistrimin e mallrave në stok sipas kërkesës së kompanisë

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

  • Minimum 2-3 vite përvojë pune si depoist apo punë të ngjashme

  • Aftësi të mira komunikimi me kolegë dhe klientë

  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente

  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel

  • Patentë shoferi valide (Kategoria C preferueshme por jo obligative)

 

OFERTA:

  • Paga prej 650 deri në 1,100 Euro Bruto, me bonuse varësisht prej performancës

  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Shtune (1 të Shtune pushim)

  • Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

  • Mundësi për të punuar në një kompani që përfaqëson marka botërore në Kosovë

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 09.06.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page