Ref: SX-24-014 Qyteti: Çagllavicë Paga: Atraktive
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Financave, i cili do të jetë duke asistuar në operacionet e përditshme të departamentit të financave.
PËRGJEGJËSITË:
Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve në programin financiar
Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme (Dud) në sistemin e financiar dhe përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes
Bën analizën dhe barazimin e kartelave financiare me furnitorët apo klientët
Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar
Asiston në përgatitjen e raporteve statistikore, pasqyrat financiare, llogaritë financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës
Monitoron dhe analizon koston e fluksit të parave dhe mban regjistër të hollësishëm për afatet e pagesave me furnitorët apo klientët
Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e ekonomisë (përparësi)
Preferohet të ketë të certifikatë nga SCAAK, KAF ose të ngjashme
Të ketë përvojë në fushën e Financave
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe
Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel)
Aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshme të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur
OFERTA:
Paga atraktive
Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten
Sigurim shëndetësor
Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse
Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas
Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
Mundësi për të punuar me ekip fantastik
Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.06.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Commenti